PDK-ja ma para mbyllet sesa që i largon të korruptuarit nga partia

Politika

PDK-ja ma para mbyllet sesa që i largon të korruptuarit nga partia

Nga: D. B Më: 12 gusht 2019 Në ora: 13:38
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nëse i fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër i Kosovës, atëherë nga Qeveria e tij do të largojë të gjithë të korruptuarit.

Por se si do të largonte të gjithë të korruptuarit kur partia e tij e ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet duke përfshirë ato më të rëndësishme si drejtësinë, prokurorinë e gjyqësinë analisti politik Kushtrim Kadriu ka vlerësuar se kjo është një deklaratë sa për konsum politik dhe këto ditë është një hapje e parakohshme e fushatës zgjedhore nga Kadri Veseli.

Ai ka thënë për “Bota sot” se largimi i atyre me aktakuza dhe me dosje nga Partia Demokratike do të jetë e pamundur pasi që figurat kyçe të kësaj parti janë me procese të hapura me drejtësinë.

“Një largim i këtyre figurave do ta bënte PDK-në, një parti me shumë pak vota pasi që personat e akuzuar si: Grabovci, Lushtaku etj. të cilët kanë një numër të madh të votave dhe përkrahjes në njerëzit e grupet e interesit të cilëve i kanë kryer ndonjë punë”.

“Në rast mos përfshirje të tyre në listat zgjedhore PDK do të pësonte një fiasko, e këta individ do ta sabotonin me vota Veselin. Këto janë një farës sa për ti hedhur hi në sytë e qytetarëve është proces i pa mundur pasi që PDK-ja është ndërtuar në bazat jo të shëndosha dhe në baza të tilla. Më parë PDK-ja mundet të mbyllet se sa këta individ të largohen nga PDK-ja”, është shprehu analisti politik Kushtrim Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat