Goditen liderët e PAN-it: Nuk e di qysh kanë ftyrë të kërkojnë vota - Bota Sot
Goditen liderët e PAN-it: Nuk e di qysh kanë ftyrë të kërkojnë vota

Politika

Goditen liderët e PAN-it: Nuk e di qysh kanë ftyrë të kërkojnë vota

Nga: V.R Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:12
Kadri Veseli Ramush Haradinaj Fatmir Limaj

Për Arbër Rexhajn, kjo legjislaturë do të mbahet në mend për mosfunksionimin e saj për shkak të qeverisë e cila e vogël në Kuvend të Kosovës por e madhe në zhvatje, gati 100 zëvendësministra, dhjetëra koordinatorë të ministrive, shkruan “Bota sot”.

Rexhaj, për “Bota sot”, tha se mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës vjen si rezultat i një qeverie të dobët.

“Kjo legjislaturë do të mbahet mend për mosfunksionimin e saj për shkak të qeverisë, e cila e vogël në Kuvend të Kosovës por e madhe për nga zhvatja, gati 100 zëvendësminitra, dhjetra koordinatorë të ministrive. Mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës vie si rezultat i një qverie të dobët për nga numrat e të madhe PDK, AAK, NISMA për nga hajnia dhe krimi institucional”, tha ai.

Ai, tha se Haradinaj, si ish-kryeministër e shtyu demarkacionin me Malin e Zi, duke u thirrur në liberalizim të vizave.

“Ramushi, si ish-kryeministër e shtyu përpara demarkacionin me Malin e Zi, duke u thirrur në liberalizim të vizave dhe përfundimisht nuk e di si do të kenë fytyrë ata deputetë të kërkojnë votë prej qytetarëve sepse i falën tokë Malit të Zi”, tha ai.

Rexhaj, theksoi se qeveria e PAN-it, ra por nuk duhet harruar rolin e PSD-së e cila ia zgjati jetën për disa muaj duke ia votuar projektligjet duke e prishur bllokadën opozitare.

Sipas tij, ka ardhur koha që Kuvendi të votoj mocionin dhe rrjedhimisht të kemi qeveri të re me legjislaturë të re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...