Kadri Veseli s’ka ndikim në PDK, kjo u vërtetua te Sami Lushtaku - Bota Sot
Kadri Veseli s’ka ndikim në PDK, kjo u vërtetua te Sami Lushtaku

Politika

Kadri Veseli s’ka ndikim në PDK, kjo u vërtetua te Sami Lushtaku

Nga: D. B Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:28
Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nëse i fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër i Kosovës, atëherë nga Qeveria e tij do të largojë të gjithë të korruptuarit.

Por se si do të largonte të gjithë të korruptuarit kur partia e tij e ka kapur shtetin dhe të gjitha institucionet duke përfshirë ato më të rëndësishme si drejtësinë, prokurorinë e gjyqësinë?

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se deklarata e Kadri Veseli nuk duket aspak serioze, e më tepër i ngjan një premtimi elektoral, që siç e dimë ne nuk realizohen asnjëherë.

Sipas tij, kjo deklaratë është e kuptueshme kur dihet se tani vendi do të futet në fushatë për zgjedhje, dhe do të dëgjohen edhe tjera deklarata nga të gjithë liderët.

“Kadri Veseli nuk ka ndikim as në vet PDK-në e si mund të ketë në Kosovë. Atij i hasi sharra në gozhdë kur dështoi që të largojë disa nga PDK, por hasi tek të fortët e PDK-së siç është Sami Lushtaku. Një njeri që nuk ka kapacitet që të vë rregull në shtëpinë e tij si mund ta rregullojë lagjen. Andaj edhe s’më bën përshtypje deklarata e Kadri Veseli, pasi edhe sikur ta ketë seriozisht, e që dyshoj shumë. PDK-ja është çerdhe e krimit dhe korrupsionit, andaj së pari duhet që të largojë nga partia e tij një pjesë të madhe të njerëzve e për të vazhduar më pas tutje. Deklaratat që jepen për konsum elektorat nuk duhet kurrë të merren seriozisht, dhe as të vlerësohen si të tilla”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...