Numri i madh i ministrive, kërkohet zvogëlimi i tyre për qeverinë e ardhshme - Bota Sot
Numri i madh i ministrive, kërkohet zvogëlimi i tyre për qeverinë e ardhshme

Politika

Numri i madh i ministrive, kërkohet zvogëlimi i tyre për qeverinë e ardhshme

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:12
Ndertesa e Qeverise

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në vend, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, deklaratën e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajt dhe iniciativën e kryetarit të kësaj partie, Kadri Veselit, i ka quajtur qesharake dhe jo serioze.

“Kjo thënie e tij dhe shumë iniciativa dhe Kadris ishin qesharake, jo serioze , me dhjetëra herë e kanë përmend se do ta luftojnë korrupsioni, a vet janë pjesëmarrës në pasurim pa bazë,  heshtin ndaj strukturave të tyre që janë bërë milioner të gjithë, të gjithë  gjithqysh në një kohë të ardhmen do të jep llogari për pasurim pa bazë, korrupsion, punësim partiak, për ambasador partiak dhe shumë tjera”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Burjani është shprehur se Kosova për momentin ballafaqohet me njerëz mbi rendin dhe ligjin, si dhe nuk janë përgjegjës për asgjë.

Image
Blerim Burjani

Ai ka sugjeruar se qeveria e ardhme do të duhej të kishte vetëm 10 ministri, me nga një zëvendësministër dhe 5 këshilltarë politik.

“Qeveria e ardhme do të duhej të kishte vetëm 10 ministri, me nga një zëvendësministër dhe 5 këshilltarë politik, pa borde të përhershme vetëm të përkohshme me paga për seanca,  po ashtu deputet duhet të iu hiqet paga mujore, por vetëm me seanca për të ardhmen.  Dhe buxheti në vete parat më së shumti duhet shpenzuar në nxitje të punësimit dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Burjani  ka thënë se reforma të mëdha të ndodhin për të besuar se dikush në këtë shtet e ka përnjëmend.

“60 % se paku e buxhetit duhet të orientohet në zhvillim ekonomik, duhet liruar bizneset fillestare nga tatime për 2 vjet. Duhet, pra reforma të mëdha të ndodhin për të besuar se dikush në këtë shtet e ka përnjëmend. Synim shërbimin për qytetarët depolitizomi i shërbimit civile duhet të ndodhe sa më parë të gjithë sekretaret e përhershëm duhet të iu shpallet pozita se të gjithë janë partiak ata do të duhej larguar,  ashtu si kanë ardhur në pozitë duhet të shkojnë pra ka shumë punë për të bërë, por është e mundshme”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...