Dridhet PDK-ja - Bota Sot
Dridhet PDK-ja

Politika

Dridhet PDK-ja

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 15 gusht 2019 Në ora: 10:04
PDK

Vet PDK-ja po e dëshmon që nuk është aspak e konsoliduar për zgjedhjet e ardhshme që priten të mbahen shumë shpejt. Një takim ndërmjet liderëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së, respektivisht Albin Kurtit dhe Isa Mustafës, shkaktoi “tërmet” brenda PDK-së, ku zyrtarët e kësaj partie nuk i la frika të rrinë të qetë dhe u hodhën në sulm për këtë takim, duke treguar kështu se, ata janë humbës të thellë në këto zgjedhje.

Duke pasur parasysh se partitë e mëdha, LDK, Vetëvendosje, e gjithashtu edhe ato partitë mesatare si AAK-ja dhe NISMA, i kanë vendosur vija të kuqe PDK-së, është e vështirë që kjo e fundit të futet në listën e tri partive me më shumë vota në zgjedhjet e ardshme.

PDK-ja nuk ka votues besnik. Të gjitha votat për këtë parti do të vijnë nga ata që janë punësuar në këtë parti dhe nga veteranët e rrejshëm që janë futur në lista po nga kjo parti.

Asnjë qytetarë i thjeshtë në Kosovë, nuk do ta votojë PDK-në duke shpresuar se mund të sjellë ndryshime pozitive në Kosovë, e as nuk ka qytetarë që mendon se PDK-ja mund t’i shtyj përpara proceset vendimtare për Kosovën për liberalizim të vizave, luftim të korrupsionit, nepotizmit, anëtarësimin e Kosovës në OKB e BE, përmirësimin e jetës së qytetarit, etj.

Përkundrazi, PDK-ja në syrin e qytetarit është diagnostikuar si e dëmshme për vendin.

Për herë të parë qe shumë vite, po e shohim një PDK jashtëzakonisht kritike ndaj partive tjera, pasi ata po e nuhasin humbjen dhe përmes kësaj qasjeje po mundohen ta hutojnë qytetarin kinse ata nuk kanë qenë asnjëherë në qeverisje.

Koalicioni parazgjedhor LDK-Vetëvendosje, do të mund të siguronte një shumicë prej 70 deputetëve, të gjithë shqiptarë, pa përfshirjen e Listës Serbe, e cila ka qenë halë në fyt për qeveritë e fundit.

E vetmja barrierë për mosarritjen e koalicionit parazgjedhor mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, është posti i kryeministrit, ku dihet se Vetëvendosja e do me çdo kusht Albin Kurtin si kryeministër, ndërsa LDK-ja edhe pse ende nuk e ka kandidatin për kryeministër, në mesin e tyre ka shumë njerëz intelektual që mund ta marrin(rikthejnë) postin e kryeministrit.

Gjithsesi, këto dy parti edhe nëse nuk arrijnë koalicion parazgjedhor, duhen të jenë të kujdesshme dhe të gatshme për orën “5 minuta n12”, pasi dihet se kjo kohë ka bërë që të ketë befasi të hidhura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...