Partitë e vogla në rrezik për tu zhdukur nëse nuk krijojnë koalicione - Bota Sot
Partitë e vogla në rrezik për tu zhdukur nëse nuk krijojnë koalicione

Politika

Partitë e vogla në rrezik për tu zhdukur nëse nuk krijojnë koalicione

Nga: Majlinda Haziri Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:55
Kuvendi i Kosovës

Njëra parti përmend koalicion me tjetrën parti, e tjetra e mohon atë, dikush kritikon dikë e dikush e lavdëron dikë, por që nuk ka asnjë pohim tjetër, përveç fjalëve që gjithmonë janë prezentë para zgjedhjeve. Mirëpo, sa është e duhur koalicioni mes partive të mëdha, sa sjellë ndryshime koalicioni mes partive dhe se kush duhet të garojë e vetme dhe kush në koalicion, flasin analistët, të cilët janë në përcjellje të ngjarjeve aktuale në vendin tonë.

Zgjedhje të reja, diçka e re po vjen, një shpresë e besueshme po fillon. Qeveria e kaluar nuk nuk rregulloi diçka në të mirë të vendit. Përkundrazi  numri i madh i zëvendësministrave, këshilltarëve dhe koordinatorëve që u emëruan nga kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ishte “kapaku” i keqpërdorimit të detyrës.

Vënia e taksës ishte njëra ndër strategjitë e qeverisë për të mbajtur popullin më afër, mirëpo ajo nuk e pati efektin e duhur, për shkak se mallrat nga Serbia gjetën plot rrugë ilegale për të arritur deri tek tregu i Kosovës.

Tash që po afrohen zgjedhjet po afrohen edhe premtimet më shumë, po fillon afërsia e krerëve të partive me qytetarët, sa mund t`i shohësh në një qytet, sa në tjetrin, mirëpo që fjalët i kanë të njëjta në secilin qytet.

Njëra parti përmend koalicion me tjetrën parti, e tjetra e mohon atë, dikush kritikon dikë e dikush e lavdëron dikë, por që nuk ka asnjë pohim tjetër, përveç fjalëve që gjithmonë janë prezente para zgjedhjeve. Mirëpo, sa është e duhur koalicioni mes partive të mëdha, sa sjellë ndryshime koalicioni mes partive dhe se kush duhet të garojë e vetme dhe kush në koalicion, flasin analistët, të cilët janë në përcjellje të ngjarjeve aktuale në vendin tonë.

Shahu: NISMA dhe AKR nuk besoj se do e kalonin pragun

Image
Rexhep Shahu

Analisti i çështjeve politike në vend, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot” tha që nëse partitë shkojnë të vetme, LDK-ja do renditet e para:

“Unë besoj se nëse partitë shkojnë në zgjedhje secila e vetme, parti e parë do të renditej LDK, pastaj PDK pastaj e treta VV dhe e katërta AAK”, tha Shahu.

Më tej, Shahu, flet për kalimin e pragut të zgjedhjeve dhe flet për fatin që mund ta kenë partitë e vogla në raport me zgjedhjet:

“Ndërsa NISMA dhe AKR nuk besoj se do e kalonin pragun, ndonëse NISMA ka një shtesë të vogël mbështetësish. Kjo është me hedhë fall në kaci, nëse LDK do të luajë në këto momente me dinjitet ajo do të këtë shkëputje të ndjeshme në raport me partitë e tjera”, përfundon Shahu.

Duhanaj: Nuk do të preferoja koalicione që nuk mund të pritet bashkëpunim normal

Image
Leon Duhanaj

Analisti politik, Leon Duhanaj, për “Bota sot” u shpreh që shkuarja të vetëm në zgjedhje do të ishte më lehtë për vendosjen nga ana e qytetarëve dhe se zgjedhja për një subjekt është më e lehtë sesa kur po kemi koalicione:

“Nëse thirren zgjedhjet nacionale dhe partitë shkojnë të vetme në zgjedhje atëherë kishte me qenë një hap i madh drejt këndelljes së politikës në vend. Edhe qytetarët, kishin me pasë më lehtë me u përcaktu për një subjekt por edhe do të ishte me i lehtë filtrimi i njerëzve të mire”, u shpreh Duhanaj.

Duhanaj, më tej fletë për vështërsitë që mund të kenë edhe partitë e vogla dhe tregon se kush mund të del e para në zgjedhje e kush mund ta pësoj:

“Për mendimin tim sipas perceptimit publik të kohëve të fundit mendoj që LDK do dalë e para, PDK e dyta, vendi i tretë mund të dalë AAK, apo edhe VV. Ndërsa partitë tjera do ta kenë të vështirë si Nisma, AKR apo dhe PSD”, tha Duhanaj.

Në fund, Duhanaj, u shpreh që koalicionet të cilat kanë bashkëpunim mes veti dhe nuk kanë dallime, do të ishin koalicione të dobishme, mirëpo që pajtimi për një platformë të përbashkët për dialog është njëra ndër pajtimet më të mira që mund të kenë partitë mes tyre:

“Në anën tjetër, nëse shkohet me koalicione të vogla dhe parimore është prapë ok por, nuk do të preferoja koalicione që nuk mund të pritet bashkëpunim normal mes tyre ose ku ka dallime të mëdha ideologjike e programore.

Megjithatë, mendoj që në ketë fazë, prioriteti me i madh është pajtimi rreth një platforme të përbashkët rreth çështjeve të dialogut”, përfundoi, Duhanaj.

Mehazi: Pa koalicione zgjedhore do të fitonin LVV-ja, LDK dhe AAK-ja, kurse si humbës do të ishte PDK-ja

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike profesor, Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që për shkak të rrezikëshmërisë për zhdukjen e tyre, partitë e vogla do të konkurrojnë në koalicion me partitë e mëdha:

“Nuk besoj se në zgjedhjet e jashtëzakonshme partitë politike do konkurojnë krye në veti e pa koalicione parazgjedhore, sidomos partitë e vogla si NISMA e AKR-ja janë të detyruar të koalicionojnë me partitë e mëdha për shkak të rrezikshmërisë së zhdukjes së tyre”, tha Mehazi.

Tutje, Mehazi, shtonë koalicionet që do të arrihen sipas tij në vend duke e quajtur LVV të pa konkurrencë në raport me partitë e tjera:

“Mendojë se NISMA E AKR-ja do të koalicionojnë me PDK-në, nëse partitë e mëdha do garonin të vetme në zgjedhjet e ardhshme, si fitimtare do dilte LVV e Albin Kurtit, mendojë se përballjet e partive tjera pa koalicione parazgjedhore do të ishin inferiore para LVV-së, duke e ditur se LVV është pa konkurrencë paritë tjera do jenë të detyruar të koalicionojnë në mes veti”, tha Mehazi.

Më tej, Mehazi fletë për pafuqishmërin e PDK-së duke përmendur vënien e taksës nga ana e qeverisë Haradinaj:

“Situata e tanishme e veprimeve politike në Kosovë e bënë PDK-në më të pafuqishme jo vetëm para LVV dhe LDK, por edhe ndaj partisë së Haradinaj, AAK-së. Haradinaj me taksat ndaj Serbisë dhe krijimin e Ushtrisë së Kosovës, AAK-në e ka bërë më të fuqishme sesa PDK-ja”, tha Mehazi.

Në fund, sipas Profesorit, fitimtare e zgjedhjeve do dilnin LVV, LDK dhe AAK mirëpo humbëse do jetë PDK-ja:

“Kështu që po të dilnin pa koalicione zgjedhore më shumë do të fitonin LVV-ja, LDK dhe AAK-ja, kurse si humbës do të ishte PDK-ja. PDK-së s’mbetet gjë tjetër përveç koalicioneve parazgjedhore me partitë tjera në Kosovë”, përfundoi Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...