Fundi i një partie despotike dhe të kriminalizuar - Bota Sot
Fundi i një partie despotike dhe të kriminalizuar

Politika

Fundi i një partie despotike dhe të kriminalizuar

Nga: D.B Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:51
PDK

Këto ditë ndodhi çudia, pasi filloi të zgjidhet nyja e Gordit e lidhur që 20 vite më parë nga një parti e cila në “emër të luftës “i shkatërroi të gjitha vlerat e luftës, duke ia humbur edhe bukurin e lirisë, e duke e futur popullin në një vetmi kolektive pa kurrfarë perspektivë për të nesërmen.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Prof. Dr. Binak Maxharraj i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se këtu jehoi si një bombë e fshehur për shumë vite, takimi i shumë pritur dhe i shumë përfolur midis dy parive opozitare të cilat këto ditë e lidhën” besa-besën” e tyre se do ta heqin nga pushteti partin kriminele PDK më SHIK-un e saj, për ta ç ‘thurur kapjen e shtetit nga kjo parti, për ta“ çliruar” kështu edhe vendin për të dytën herë.

“ këtu jehoi si kushtrim lajmi së LDK dhe LVV u morën vesh, lidhën marrëveshje aq shumë të pritur për të shkuar së bashku në zgjedhje,  dhe për ta nxjerrë kuçedrën PDK dhe SHIK në opozitë, dhe për ti dhënë vendit një zhvillim dhe perspektivë këtij vendi i cili për të gjitha këto vite, mjerisht ishte ngulfatur nga PDK-ja, dhe nga “komandantët” e saj. Të tillët e ‘dhunuan’ këtë vend për shumë vite, madje jehona ishte e madhe çliruese, shpirtërore për popullin qe më në fund po agon një rreze tjetër lirie, ndryshe nga ajo, që e patën kavërdisë komandantët. Por kësaj lidhje ”besa-besë” të lidhur nga liderët e LDK-së dhe LVV-sje nuk po i pëlqen bash hiç partisë së Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe PDK-së e cila për të gjitha këto vite ishte parti e pa besë, tradhtuese , e cila edhe ne pikë të natës kishte kënaqësinë të tradhton kundërshtarin. Pra ishte parti e “Zan Zibarit, parti e cila kur te donte e rrezonte Qeverinë, dhe parti e cila rrëmbeu e kidnapoi nënshtetasit e huaj, nga rruga duke i depërtuar jashtë, e duke i konsideruar si të rrezikshëm për vendin, ani pse nuk ishin të tillë”, ka thënë profesor Maxharraj.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Sipas tij, PDK-ja nuk e lë vetëm me kaq, për tu njohur e kujtuar sepse kjo parti e cila me punën e vet ”politike” aq shumë ia humbi autoritetin vendit në botë, se që shumë kush filloi të na e kthej shpinën, dhe le më që  as nuk morëm njohje të reja.

“Tani PDK është në panik, dhe po pret fundin e saj, jo qetësisht por e kanë kapë ethet dhe të dridhurat e vdekjes kah ajo ka filluar shtrëngata saqë nuk mund askush ta shpëtoi. Aq shumë është në panikë, madje iu është prishë edhe  rehatia, gëzimi dhe hareja, janë prishë si bishat e egra, të cilët po gjuajnë më këmbë e duar sikur po jep shpirt. Më i zëshmi ishte Kadri Veseli dikur njeriu i nëntokës dhe tashti Kryetar i PDK-së i cili nga zemërimi thotë se si mund të ecin bashkë dy parti armiqësore, duke vazhduar më pastaj së këto “zgjedhje mund të vendosin pro, ose kundër aleatëve tanë ndërkombëtar”,ka thënë Maxharraj.

Ai më tej ka shtuar se me LDK-në dhe LVV-sje nuk humbët partneriteti me aleat tanë ndërkombëtar, por përkundrazi forcohet.

“Këtë partneritet e ka luhatur vet PDK-ja për shumë vite dhe po këtij zëri të çjerrët të Kadri Veselit i bashkohet edhe Bossi i SHIK-ut Elmi Reçica, i cili takimin midis Mustafës dhe Kurtit e quan të çuditshëm dhe jo normal, bile Albin Kurtin e quan edhe si njëfarë vegle, i cili për shkak të protestave të LVV nuk e lidhë me asgjë me PDK-në,. Por ai ka harruar se këto protesta ishin bërë për shkak të qeverisjes se keqe të PDK-së.Edhe ministri Hekuran Ismali është i hutuar dhe i humbur për këtë katastrofë që së shpejti do ta përfshinë orteku i pa mëshirshëm LDK – LVV. Por në pakufi e kishte kapë paniku Ganimete Musliun, e cila nga humbja e sigurte e PDK-së po i quan liderët për shpëtimin e Kosovës Mustafën dhe Kurtin si Sllobo ,kurse Isën Putin. Ja deri ku i qon paniku njerëzit pa integritet, pa kulturë dhe pa edukatë. Por, Ganja ndryshe nga të tjerët gjatë kohës së sajë në opozitë mund të kënaqet me zanatin e saj të vjetër duke i mjelë bullicat në Drenicë”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, pas gjithë kësaj panike që e ka kapë PDK që nga kreu i sajë e të poshtë ka mbete si pula pa krye, është çorientuar krejtësisht, sulmon si bisha e çartur kur donë më dhanë shpirt.

“Dhe vërtet PDK është duke dhanë shpirë, i ka çastet e fundit, për të dalë nga ”lavdia e sajë” në shkatërrimin e shtetit. Ajo me vete do ta bartë edhe shkatërrimin e vetvetes. PDK e pretë shkatërrimi i sajë, pasi ajo kurrë nuk do të jetë ajo që ka qenë. PDK ose duhet të reformohet dhe të heq dorë nga “komandantet” dhe SHIK-kut që e prunë në këtë gjendje, duke dhanë shpirt. Në të kundërtën shkatërrimin e saj e ka te dera. Vetëm pasi që të dalë në opozitë për shumë vite të cilën e ka të sigurte së do ti ndodhë, ajo duhet të ulët që së pari t’i qëron hesapet me vetvete, ta heq të tërë llumin qe ia ngjiti vetes për të gjitha këto vite, ose në të kundërtën e pretë një rrugëtim i gjatë në opozitë nga e cila zor se do të kthehet”, ka thënë profesor Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...