Dialogu nuk mund të vazhdojë pa e ndalur Serbia fushatën fashiste ndaj Kosovës - Bota Sot
Dialogu nuk mund të vazhdojë pa e ndalur Serbia fushatën fashiste ndaj Kosovës

Politika

Dialogu nuk mund të vazhdojë pa e ndalur Serbia fushatën fashiste ndaj Kosovës

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2019 Në ora: 19:40
Thaçi, Mogherini, Vuçiq

Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që sa më parë të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Analisti politik, Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, e ka quajtur të pa ndershme kërkesën e  shteteve të QUINT-it që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Është e pandershme nga ana e shteteve të QUINT-it, që t'i kërkohet Kosovës vazhdimin sa me të shpejt të dialogut me Serbinë. Dihet fare mirë se kush e ka bllokuar këtë dialog. Neve na bëjnë presion të paparë për të rifilluar dialogun, kurse Serbia del menjëherë me deklaratë që do të vazhdojnë luftën kundër shtetësisë së Kosovës. Pse nuk bëjnë presion tek Serbia që ta ndal ketë fushatë të egër. Me ketë presion ndaj nesh dhe përkëdhelje të vazhdueshme ndaj Serbisë, po e dëshmojnë edhe njëherë që janë në anën e tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Faik Krasniqi

Gjithashtu, është shprehur se dialogu duhet të vazhdojë, por së pari do të duhet Serbia që ta ndalojë fushatën fashiste kundër Kosovës.

“Dialogu patjetër që duhet të vazhdojë, por jo pa e ndalur Serbia fushatën fashiste ndaj Kosovës. Është e padrejte që shtetet e QUINT-it të na imponojnë qeveri teknike. Kosovës i duhet Qeveri që del nga vullneti i popullit, dhe jo Qeveri që plotëson orekset e Serbisë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...