Krasniqi: Proceset e Kosovës me Serbinë shumë të rënda - Bota Sot
Krasniqi: Proceset e Kosovës me Serbinë shumë të rënda

Politika

Krasniqi: Proceset e Kosovës me Serbinë shumë të rënda

Nga: A.M. Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:07
Ilustrim

Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar që sa më parë të vazhdohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë çështje, analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, tha se një qeveri teknike e ndërtuar nga një koalicion i gjerë do të mund të nënshkruante një marrëveshje e cila s`do të na pëlqente aspak.

“Kosova para vetës ka disa procese të rëndësishme, nga të cilat pritën marrëveshja finale me Serbinë. Këto procese do të jenë shumë të rënda për Kosovën, e një qeverie teknike e ndërtuar nga një koalicion i gjerë do të mund të nënshkruante një marrëveshje e cila s`do të na pëlqente aspak, e cila do të mundësonte njohjen reciproke mes dy vendeve, po e cila edhe do të shkëpuste apo grabiste një pjesë të territorit të Kosovës gjatë demarkimit kufitarë, ashtu siç na ka ndodh nga praktika e qeverive të kaluara”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Islam Krasniqi

Po ashtu, ai ka deklaruar se të gjitha mundohen ti shfrytëzoi zbrazëtirat dhe problemet brenda partisë tjetër më idenë së mund të fitojnë një ulës me shumë në kuvend apo për të parin e qeverisë.

“Është e pa arritshme një marrëveshje e tillë për një qeveri teknike, pasi që të gjitha mundohen ti shfrytëzoi zbrazëtirat dhe problemet brenda partisë tjetër më idenë së mund të fitojnë një ulës me shumë në Kuvend apo për të parin e qeverisë”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...