“Nëse Bulliqi, e cenon moralin dhe fytyrën e LDK, kurrë LDK nuk duhet të bëjë koalicion me...” - Bota Sot
“Nëse Bulliqi, e cenon moralin dhe fytyrën e LDK, kurrë LDK nuk duhet të bëjë koalicion me...”

Politika

“Nëse Bulliqi, e cenon moralin dhe fytyrën e LDK, kurrë LDK nuk duhet të bëjë koalicion me...”

Nga: M.H Më: 16 gusht 2019 Në ora: 16:34
Shpejtim Bulliqi

Sot, lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, së bashku me Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe Elvis Hoxhën, me Liburn Aliun dhe Enver Dugollin, i uruan mirëseardhje në parti Prof. Shpejtim Bulliqit. Ata ishin në Tuz të Malit të Zi, në Logun e Tërgajës te lumi Cem, ku po mbahej festivali tradicional me pjesëmarrjen e mijëra malësorëve vendas e mërgimtarë. Kurti thotë se me Bulliqin në Vetëvendosje, kufijtë e shtetit tonë do të jenë të përhershëm.

I pyetur analisti politik, Rexhep Shahu, se nëse aderimi i Shpejtim Bulliqit në Vetëvendosje, mund ta pengojë arritjen e një koalicioni LDK-VV, ai tha që një koalicion mes këtyre dy partive duhet të ndodhë nëse është një koalicion me moral pasi që koalicione imorale kemi plotë. Dhe se është koha që qytetarët të kenë një parti më të njerëzishme dhe më të arsyeshme e jo të grushtave të fortë.

“Koalicioni LDK - VV nëse arrihet duhet të jetë koalicion nderi dhe morali pasi për koalicione imorale politike kishim e kemi mjaft. Kosova nuk pret asnjë lloj qeverisje imorale politikisht pasi boll më me koalicione e parti të fortesh”.

Image
Rexhep Shahu

“Nëse mendohet se Bulliqi nuk e cenon moralin politik te LDK le të vazhdohet, pasi VV nuk e sheh për shumë të madhe moralin politik, se nuk është parti që e ka bosht moralin politik, ajo thjeshtë nuk ka marre asnjëherë pushtet politik dhe njerëzit po thonë le ta provojmë edhe VV kur kemi provue lloj lloj partie e grupacioni politik. Nëse Bulliqi apo cilido e cenon moralin e fytyrën e LDK, kurrë LDK nuk duhet të bëjë koalicion me askënd. Koha ka ardhë që populli e kërkon dhe popullit i duhet LDK si parti e njerëzishme e arsyes dhe jo e muskujëve e grushtave të fortë”, përfundoi Shahu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...