Deputeti i VV-së: Kjo është poshtërsia e radhës e Hashim Thaçit - Bota Sot
Deputeti i VV-së: Kjo është poshtërsia e radhës e Hashim Thaçit

Politika

Deputeti i VV-së: Kjo është poshtërsia e radhës e Hashim Thaçit

Nga: D.RR Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:12
Turqit e dëbuar dhe Hashim Thaçi, foto ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, njëherit kryetar i komisionit për hulumtimin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar arrestimin e disa policëve të thjeshtë, nën dyshimin se kanë shkelur rregullat gjatë arrestimit të turqve.

Ai thotë se kjo është bërë që të shpëtohen urdhërdhënësit.

“Është e qartë tendenca që për shkeljet e shumëfishta në rastin e arrestimit dhe deportimit te jashtëligjshëm të 6 shtetasit turq, të ndëshkohen nivelet poshtë të cilët kanë zbatuar urdhërat e jashtëligjshëm të eprorëve, me idenë që të shpëtohen urdhërdhënësit, Hashim Thaçi dhe sejmenët e tij”, tha Sveçla.

Image
Xhelal Sveçla

Ai zotohet se nuk do ta lejojnë presidentin Thaçi që të shpëtojë njerëzit e tij.

“Kjo jo vetëm se nuk është drejtësi por është poshtërsia e radhës e Hashim Thaçit. Është koha e fundit që Thaçi drejtpërdrejt të përgjigjet për fajet e tij e jo si deri tani të shpëtoj pa therrë në këmbë e me të tjerët përreth të dëmtuar. Kësaj radhe nuk do të lejojmë që ai të shpëtoj ata që don afër tij, e të sakrifikoj ata që i levërdisë. Ai duke qenë përgjegjësi kryesor duhet të mbajë përgjegjësinë më të madhe”, u shpreh Sveçla për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...