S’ka qeveri teknike - Bota Sot
S’ka qeveri teknike

Politika

S’ka qeveri teknike

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 19 gusht 2019 Në ora: 21:13
Kuvendi i Kosovës

Në vend po vazhdon fluksi i zgjedhjeve ende, por tashmë ka filluar të flitet për një qeveri teknike në vend. Kjo për ta çliruar gjyqësorin nga ndikimet që ka pasur deri tash, mirëpo duhet cekur që vendi ende nuk është hyrë në situatë emergjente për të krijuar një qeveri teknike.

Një qeveri teknike mund të ndodhë edhe prej presionit të SHBA-ve, me idenë se nëse shkohet në zgjedhje dhe deri sa të krijohen institucionet e tjera, humbet shumë kohë për dialogun.

Lidhur me këtë çështje flasin opozita dhe analistët të cilët tregojnë mundësin se sa mund të ndodhë kjo lloj qeverie në vend.

Rugova: Partnerët e PAN-it janë në panik nga humbja në zgjedhje

Naser Rugova, nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, për “Bota sot”, tha qëLDK-ja është e gatshem të shkojë në zgjedhje dhe se për këtë ka deponuar edhe nënshkrimet.

Image
Naser Rugova

“Opozita ka deponuar nënshkrimet për shpërndarjen e kuvendit, ne si LDK jemi më të gatshëm se kurrë të shkojmë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë zgjidhja e vetme për daljen nga kjo amulli e përgjithshme që ka kapluar vendin”, tha Rugova.

Për fund, Rugova tha që i ka kapur paniku partnerët e PAN-it për humbjen e zgjedhjeve.

“Partneret e PAN-it janë në panik nga humbja në zgjedhje prandaj nga ta pritet çdo gjë më 22 gusht”, përfundoi Rugova.

Millaku: Parlamenti do të shpërndahet dhe zgjedhjet janë në fund të shtatorit

Ndërsa, Drita Millaku, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha qëparlamenti do të shpërndahet në fund tëgushtit dhe se vendi është në krizë, kështu që zgjedhjet sipas Millakut, janë të pashmangshme.

Image
Drita Millaku

“Manovrat politike përfundojn me 22 gusht. Parlamenti do të shpërndahet dhe zgjedhjet janë në fund të shtatorit. S’ka vota për qeveri teknike. Vendi është në krizë dhe zgjedhjet janë të pashmangshme”, u shpreh Millaku.

Burjani: Thjeshtë pritet shpërndarja e kuvendit

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” tha qëështë në pritje shpërndarja e kuvendit dhe se këtë duhet të bëjë presidenti, mirëpo nëse ai nuk e bënë, atëherë mund të hapet rruga për një qeveri teknike.

Image
Blerim Burjani

“Thjeshtë pritet shpërndarja e kuvendit, kthimi prapa nuk ka mandat PAN, është dorëzuar ka përfunduar kjo punë. Tash nëse nuk mund kuvendi ta shpërndajë vetën, këtë me automatizëm e bënë presidenti, nëse këtë nuk e bënë presidenti, hapet rruga që grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës të përcaktohen për qeveri teknike deri në Pranverë të vitit 2020”, u shpreh Burjani.

Tutje, Burjani, tha qëështë nëj tentativ e vazhdueshme emërtimi i pa bazë, pa merit dhe punësim familjar i partive.

“Edhe pse nuk besojë se këto parti kriminale që ka shteti do të lejojn qeveri të ekspertëve apo teknike sepse tentativa e vazhdueshme është emëritimi pa bazë, pa merit, punësim familjar dhe partiak këto çështje tash po dihen”, përfundoi Burjani.

Krasniqi: Hashim Thaçi do të bëjë çmos që vendi të mos shkojë në zgjedhje, me arnime të Qeverisë

Analisti politik, Faik Krasniqi, për “Bota sot”, tha që zgjedhjet janë të pashmangshme dhe se nuk ka asnjë arsyje për të mos patur zgjedhje.

Image
Faik Krasniqi

“Zgjedhjet janë të pashmangshme nëse në anijen e PDK-së nuk kërcen në momentin e fundit ndonjë parti. Nuk ka arsyje që të zvarritet akoma më shumë caktimi i datës së zgjedhjëve, por për të shkuar vendi në zgjedhje. Fillimisht duhet të shpërbëhet Kuvendi me 81 vota të deputetëve”, tha Krasniqi.

Krasniqi, tutje tha që arsyje e shtyerjessë zgjedhjev, është mosdhënia e votave nga ana e deputetëve të PDK-së, e në këtë mënyrë, sipas Krasniqit vendi mundet të futet në krizë institucionale.

“Deputetët e PDK-së dhe minoritetëve ka shumë mundësi që nuk i japin votat për shpërbërjen e Kuvendit, pastaj gjërat komplikohen për të shkuar në zgjedhje. Është një plan i mirë menduar nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja për t'i shmangur zgjedhjet, në mënyrë që pas futjes në krizë institucionale të ndërhyejnë ndërkombëtarët dhe të zgjedhin një kryeministër "konsensual", u shpreh Krasniqi.

Në fund, Krasniqi tha se e gjith kjo mund të jetë një skenar i PDK-së, sepse zgjedhjet mund të jenë fundi i tyre.

“Mund të duket edhe si teori konspiracioni, por ky edhe mund të jetë skenari i tyre, sepse nëse PDK shkon në zgjedhje, atëhere do të thotë fundi i saj”, përfundoi, Krasniqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...