Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka ftuar Këshillin e Përgjithshëm që të mbajë një takim ku do të jenë dy pika të diskutimit.
Me siguri pika e parë, ku do të flitet për perceptimin e opinionit publik për LDK-në do të ketë mjaft çka të diskutohet.
Kështu ka vlerësuar politologu Albinot Maloku i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë kësaj teme do t’i qasen realisht e pa konsensus nga frika se mund të shkapërderdhen.
Sipas tij, LDK ka nevojë për këtë diskutim, ndërsa në pikën e dytë, ku do të bëhet fjalë për zgjedhjen e kryesisë së partisë, veçse ka një konsensus dhe shpejtë do të kryhet kjo çështje.
“Nëse flasim për kandidatin më të mirë për kryeministër që e ka kjo parti për të garuar në zgjedhje si e vetme, besojë e shpresojë se do të ofrohet alternativa e cila është dëshmuar fituese në të gjitha proceset zgjedhore në vend. I vetmi që kurrë nuk ka pësuar humbje është Agim Veliu dhe ai është parafytyrim i një LDK-je çfarë duhet të jetë. Roli i tij prej bariut të kujdesshëm që ruan kopenë në mënyrën më të mirë, padyshim se është premisa që e sjellin atë, si alternativën më të mirë që ka kjo parti për të ofruar si kandidat për kryeministër”, është shprehur politologu Albinot Maloku.