Se a po paralajmërohet një koalicion i gjerë mes LDK-AAK-NISMES dhe PSD, dhe a po anashkalohet LVV-ja me këtë rast, analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot” se lenia anash e Vetëvendosjes nga LDK dhe afrimi i saj me Nisem, por eventualisht edhe krijimi i një koalicioni të gjerë ka si qëllim që posti i kryeministrit t’i mbetet LDK-së, në këtë rast.
Sipas tij, pikërisht për këtë po krijon një front të fortë që të del partia e parë dhe si rregull pastaj të kërkoj të drejtën që t’i prij qeverisë së ardhshme.
“Thënë shkurt nuk besoj tek një koalicion i gjerë edhe me AAK- në pasi kjo e fundit dëshiron që kryeministri t’i takoj asaj, dhe me këtë rast nuk e besoj që LDK-ja do e lëshojë një gjë të tillë. Gjithsesi mbetet për tu parë, por një koalicion mes VV-së dhe LDK-së e shoh pas zgjedhjeve, varësisht se cila del e para, ajo edhe do ta merr postin e kryeministrit. Gjithsesi kalkulimet janë të ndryshme, dhe nuk kemi pse të habitemi për ndonjë surprizë të momenteve të fundit, me futjen edhe të PDK-së në koalicion me AAK-në, vetëm që LDK-ja ose VV-së mos të vijnë në pushtet”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.