Uran Ismajli dhe Kadri Veseli dy demagogët e mëdhenj

Politika

Uran Ismajli dhe Kadri Veseli dy demagogët e mëdhenj

Nga Më 20 gusht 2019 Në ora: 19:53
Kadri Veseli dhe Uran Ismajli

“Uran Ismaili shpesh ja kalon me demagogji edhe Kadri Veselit, demagogut me të madh në skenën politike të Kosovës. Zgjedhjet janë afër dhe ligji për sigurime shëndetësore do të jete një nga premtimet elektorale të atyre që shëndetësinë e kanë degraduar”, pohon Krasniqi.

Ligji për Sigurime Shëndetësore, që u miratua në Kuvendin e Kosovës 12 vite më parë, ende nuk po gjen zbatim. Ende po vazhdon të jetë njëri ndër ligjet që nuk po sjellë dobi qytetarëve të vendit duke vazhduar kështu vetëm më premtime.

Mirëpo, Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Uran Ismaili, shpreson se ky ligj do të fillojë të aplikohet në vitin 2020.

Ndërsa, përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë janë skeptikë se një gjë e tillë do të ndodhë në një të ardhme të afërt, pasi që me vite të tëra u premtua, po nuk u realizua.

Duhanaj: Më shumë vlerësohen investimet në rrugë e kanalizim se sa në shëndetin e njeriut

Lidhur me këtë temë analisti politik, Leon Duhanaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha që Kosova i ka të kopjuara ligjet nga shtetet e tjera dhe se vazhdimisht po janë prezente vetëm premtimet.

Image
Leon Duhanaj

“Nëse e ardhmja e vendit do të varej nga ligjet dhe projektligjet në letër, Kosova me siguri do ta meritonte anëtarësimin në Unionin Evropian. Shumica e ligjeve janë adaptuar, apo më mirë me thënë kopjuar nga ligjet e shteteve anëtare. Megjithatë, kur kemi parasysh zbatueshmërinë dhe funksionalitetin e tyre, atëherë gjendja është e mjerueshme”, tha Duhanaj.

Më tej, Duhanaj, shprehet që këto ligje mbesin edhe të parealizueshme në mungesë të mbështetjes financiare në sektorin e shëndetësisë.

“Ligjet ose nuk zbatohen, ose mbesin të parealizueshme si pasoje e mungesës së mbështetjes financiare të tyre. Për fat të keq, qeveritë e Kosovës, njëra pas tjetrës në vazhdimësi kanë premtua investime në sektorin e shëndetësisë. Por, asnjëra gjerë me tani, nuk e ka bërë atë në atë shkallë sa ka qenë e nevojshme”, u shpreh Duhanaj.

Tutje, analisti tha që nuk po bëhet investime sa duhet në shëndetësi pasi që më shumë po vlerësohen rrugët dhe investimet në kanalizime.

“Si pasojë, qytetarët nuk kanë mundësi të kenë sigurime shëndetësore dhe, detyrohen të bredhin rrugëve të botës duke shpenzuar shifra marramendëse për trajtim mjekësor, e nganjëherë duke shitur edhe pasurinë me shpresë shërimin.

Është e dhimbshme se si sot në Shek. XI, Kosova ende në ofertë me shumë vlerësohen investimet në rrugë e kanalizim se sa në shëndetin e njeriut përkatësisht në sigurimet shëndetësore”, tha Duhanaj.

Mirëpo më tej Duhanaj ceki që në këtë çështje janë fajtor edhe qytetarët të cilët po bien pre e mashtrimeve të njëjta.

“Megjithatë, shumë faj kanë edhe vetë qytetarët, sepse në vazhdimësi bien preh e mashtrimeve të njëjta elektorale dhe mashtruesve të njejta”, përfundoi Duhanaj.

Krasniqi: Ky ligj nuk pres që do të zbatohet në një të ardhme të afërt

Njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, për “Bota sot”, tha që Uran Ismaili me demagogji ia kalon edhe Kadri Veseli mirëpo sigurimi shëndetësor është një nga premtimet për zgjedhje.

Image
Faik Krasniqi

“Uran Ismaili shpesh ja kalon me demagogji edhe Kadri Veselit, demagogut me të madh në skenën politike të Kosovës. Zgjedhjet janë afër dhe ligji për sigurime shëndetësore do të jete një nga premtimet elektorale të atyre që shëndetësinë e kanë degraduar”, pohon Krasniqi.

Krasniqi thotë që edhe nuk shpreson që një ditë do të realizohet ky premtim pasi që ka shumë politikë pas këtyre klinikave.

“Por ky ligj nuk pres që do të zbatohet në një të ardhme të afërt, sepse mbrapa shumicës së klinikave private qëndrojnë politikane dhe mjek të ndryshëm.

Qytetari i Kosovës akoma do të vuajë për shërbime cilësore në klinikat publike, do të vuaj për shkak të pangopësisë së këtyre matrapazëve qe shkatërruan jetën e tyre”, përfundon, Krasniqi.

Drama shqiptare

Analisti politik Rexhep Shahu ka thënë për "Bota sot" se ky ligj nuk do të gjej zbatim dhe se është drama shqiptare e njëjtë me sindikatat.

Image
Rexhep Shahu

“Ky ligj, me këtë parlament do të ketë fatin që ka patur 12 vjet dhe kështu bëjmë ligje e nuk i zbaton e kjo është drama shqiptare se nuk zbatojnë ligjet e veta, njëjtë dhe me sindikatat”, tha Shahu.

Shahu, thotë që nëse në një vend ka sindikata reale mund të zbatohen ligjet mirëpo Shahu thotë që na mbetët vetëm të shpresojmë:

“Në një vend që ka sindikata reale dhe të caktuara nga qeveria, jo vetëm që bëhen ligje por edhe zbatohen ato. Le të shpresojmë kaq kemi në dorë derisa për fatin tonë firmosin e vulosin qeveritë”, përfundoi, Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat