Një ditë do të dalin në shesh të gjithë ata që ia luajtën lojën pas shpine Bajram Rexhepit

Politika

Një ditë do të dalin në shesh të gjithë ata që ia luajtën lojën pas shpine Bajram Rexhepit

Nga: M.H Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:32
Bajram Rexhepi

Sot mbushen dy vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi.  Në prill të 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas  vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Lidhur me këtë përvjetor të ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, analisti politik Haki Abazi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që Bajram Rexhepi, është kryeministri i parë i cili e mori detyrën më të rëndësishmë duke u ballafaquar me mjaftë sfida.

“Unë e kujtoj Z. Bajram Rexhepi, kryeminstrin e parë të Kosovës si njeriun që ka marrë detyrë të rëndësishme dhe e ka kryer atë si kryminsitër me shumë nderë por është ballafaquar me obstruksionet e pafundme nga bashkëpartiaket e vet. Në vitin 2004 kur ishte kryeminster trazirat që ishin shkaktuar kanë bërë tronditjen e procesit normal dhe kanë kthyer Serbinë në diskutimet për Kosovën por kanë dobësuar kredibiltietin e institucionëve të Kosoves. Qëllimi ka qenë që të prezentohet kjo strukturë poltike që është sot në pushtet si opsion i vetëm.Kjo më vonë është parë edhe me përplasjen direkte te Z. Rexhepi”, u shpreh ai.

Image
Haki Abazi

Më tej, Abazi, cek që njëri ndër momentet që duket qartë që dikush tjetër ka dashur të sjellë vendime në dëm të interesit publik është momenti kur edhe është tërhequr nga politika, Rexhepi.

“Një ditë duhet të dalin në pah të gjitha lojtarët që i janë luajtur pas shpine. Mendoj momenti kur posqërisht duhet sqaruar është ku ai ishte Ministër i Punëve të brendshme por që vendimet duket qartë që i ka marrë dikush tjetër në kundërshti me interesin e publikut dhe vendit dhe aty si duket ndodhë përplasja finale në mes te tij dhe bashkepartiakëve dhe si rrejdhojë ndodhë tërheqja e tij nga poltika.

Doktori do të mbahet mend si njeriu që nuk i ka ikur përgjegjësisë që ja ka ngarkuar koha para luftës, gjatë luftës dhe mbasë por edhe për qëndrimet e tij shumë profesionale”, përfundoi, Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat