Pas koalicionit me AKR-në, Fatmir Limajt i vjen goditja e parë: Ju kryeministër, shaka abuzive e pa kripë!

Politika

Pas koalicionit me AKR-në, Fatmir Limajt i vjen goditja e parë: Ju kryeministër, shaka abuzive e pa kripë!

Nga: M.H Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:23
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë nënshkruar sot koalicionin parazgjedhor me të cilin do të futen në zgjedhjet e parakohshme, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Fatmir Limaj në fjalën e tij ka treguar se do të jetë kandidat për kryeministër nga ky koalicion.

Lidhur me këtë nënshkrim të koalicionit parazgjedhor dhe njoftimin që Fatmir Limaj, do të kandidoj për kryeministër, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot”, tha që nuk beson që Limaj do të ketë shansin të bëhet kryeministër dhe se shteti i Kosovës ka nevojë për një kryeministër të një partie më të madhe.

Shahu, më tej thotë që Kosova më nuk ka luks që të ketë fatin e vogël siç janë partitë e vogla.

“Aq sa kam unë gjasa që të bëhem kryeministër i Kosovës aq ka gjasa Fatmir Limaj të bëhet kryeministër i Kosovës me partinë e tij dhe të Pacollit. Dhe do të ishte shaka abuzive shumë pa kripë nëse përsëri individë të partive të vogla për konjuktura të partive të mëdha të bëhen kryeministra”.

“Kosova sot ka nevojë të këtë kryeministër të LDK-së, partisë më të madhe që duhet të marrë përgjegjësi për Kosovën dhe të çmontojë aventurat e Thaçit me shokë. LDK duhet të bëhet dalezotëse e Kosovës sot dhe partitë e vogla që kanë fytin e madh dhe nuk ngihen kurrë, duhet me shku në shtëpi”.

Image
Rexhep Shahu

“Kosova nuk ka luksin të ketë fatin e vogël të partive të vogla, të partive familje. Pra Limaj ka aq shans të bëhet kryeministër me partinë e Pacollit sa shans kam edhe unë vetëm”, përfundon Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat