Ish deputeti i LDK-së sqaron për "Bota sot" takimin me Ramush Haradinajn

Politika

Ish deputeti i LDK-së sqaron për "Bota sot" takimin me Ramush Haradinajn

Nga: V.R Më: 25 gusht 2019 Në ora: 20:31
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, është parë në takim me ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn në Pejë. Bota sot, ka kontaktuar Ramiz Kelmendin, i cili pohoi se gjithçka ishte rastësi dhe një takim pa ndonjë prapavijë politike.

“Ka qenë një takim i rastësishëm. Isha duke shku në hotel Dukagjini për ta pi një kafe dhe takova Ramush Haradinajn. Jemi në vrullin e fushatës zgjedhore dhe se Haradinajn e takova krejt rastësisht”, tha ai.

Kelmendi, për “Bota sot”, theksoi se ka patur një bashkëpunim ndërpartiak me Haradinajn kohë më përpara dhe se miqësia e tyre vazhdon edhe kësaj ditë ndonëse në parti të ndara.

“Unë kam pas një bashkëpunim me Haradinajn një kohë dhe sigurisht që nuk më pengon të rrijë e të flasë me të. Ishte një takim i thjesht dhe pa kurrfar tendence”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat