Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa, përmes një shkrimi, ka sqaruar në lidhje me partin e tij duke shkruar që LDK-ja nuk përqahet vetëm pse dy-tre deputet nuk jan propozuar për Kryesi, pasi të njejtit janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së.
Mustafa, më tej, thotë që i sheh të pavenda komentet me qëllim të keq që e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut, mirëpo Mustafa, cek që nuk punon me këta lloj njerëzish dhe se beson në zgjedhjen e qytetarëve.
Postimi i plotë
Të nderuar veprimtarë,
LDK është unike në vizionin e saj për të ardhmen. Për përqarjet trumbetojnë ata që synojnë të na dëmtojnë në procesin zgjedhor.
Nuk përqahet LDK-ja, në qoftë se, dy-tre (ish) deputetë nuk janë propozuar për Kryesi, kurse të njëjtit janë propozuar dhe janë zgjedhur në organin më të lartë të LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm. As në rastin se nga një degë është zgjedhur një e re, (Kryetare e Forumit të Gruas) e nuk është propozuar, kësaj radhe, Kryetari i Komunës.
Nuk i cilësoj të pavend pritjet e atyre që nuk janë zgjedhur në Kryesi, por i vlerësoj të pa vend dhe qëllimkëqia deri edhe te fjalori rrugaq i atyre që këtë e ciësojnë si punë të klaneve, komunistëve dhe të SHIK-ut. Të tillë janë ata që e thonë, jo LDK-ja. Të tillët bien e qohen me këto botëkuptime, si me dashurinë e pare.
Jam i vetëdijshëm për rrethin në të cilin jetojmë dhe se nga disa shpenzohen shuma të majme parashë të vjedhura për ta përqarë LDK-në, por unë nuk rri , nuk punoj dhe nuk shoqërohem me të tillët.
I shpërfilli!
Janë qytetarët, ata që vlerësojnë se cilët janë njerëzit më të përgatitur e më të pakorruptuar, se kush mund t'i qojë në BE e kush ua kallë rrugën për BE, se kush ka dije ta zhvillojë ekonominë e kush ka prirje që ta shkatërrojë buxhetin….
Sa i përket Kryesisë, ajo ka një përbërje që siguron suksese.
Kam besim në qytetarët tanë! IM
Tahiri: LDK para dy çështjeve shumë të rëndësishme