“Aq sa fluturon lepuri, po aq do ta luftojë korrupsionin Kadri Veseli”

Politika

“Aq sa fluturon lepuri, po aq do ta luftojë korrupsionin Kadri Veseli”

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 26 gusht 2019 Në ora: 21:15
PDK

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk lë gurë pa lëvizur që të bëj me dije se do ta luftoj korrupsionin.

Ai, në çdo postim në Facebook dhe kudo që shkon, shprehet se do t’i shpallë luftë korrupsionit.

Por kjo nismë e tij nuk është e besueshme dhe aq nga zyrtarë tjerë qeveritar dhe ish-zyrtar.

Fjala vjen, Bajram Gecaj, zyrtar në LDK, thotë se fushata zgjedhore e PDK-së, veçmas e kryetarit të saj është qesharake dhe hipokrite. Ai, për “Bota sot”, tha se sa beson që do të fluturoj lepuri po aq beson se do ta luftoj korrupsionin Kadri Veseli.

Gecaj: Fushata e Veselit, qesharake

Për më tepër, Gecaj, theksoi se përkthyer në gjuhën e përditshmërisë, i bie që Kadri Veseli duhet të luftoj kundër vetës.

Image
Bajram Gecaj

“Aq sa besoi se lepuri mund të fluturoi. Kjo fushatë e tyre zgjedhore është sa qesharake aq edhe hipokrite. Kjo, përkthyer në gjuhën e përditshmërisë nënkupton luftë kundër vetvetes dhe kredos së tyre partiake, apo thjeshtë një “vetëvrasje politike””, tha ai.

Deklaratat e Veselit, të trishtueshme

E të njëjtin mendim është dhe Drita Millaku, ish-deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo, për “Bota sot”, ka thënë se qesharake kur lufta ndaj korrupsionit po përmendet nga një njeri, siç shprehët ajo, super korruptuar.

Image
Drita Millaku

“Është shumë interesant se në fushat po dalin me moton se do ta luftojnë korrupsionin. Të trishtueshme këto deklaratat, paramendoni Kadri Veseli ta luftoj korrupsionin? E dhimbshme deri ku ka ardhë politika. Paramendoni një super i korruptuar ta luftoj korrupsionin, qesharake”, tha ajo.

Millaku, tha se nëse Veseli do që t’i shpallë luftë korrupsionit atëherë duhet ta burgos së pari vetën e tij dhe partinë të cilën e udhëheq. Më tej, ajo, tha se kur të vjen Lëvisja Vetëvendosje në pushtet, do t’i jep mësim Veselit dhe të tjerëve se si zhvillohet lufta kundër korrupsionit.

“Si duket Veseli dashka ta burgos krejt partinë dhe vetën. Pas fitores së Lëvizjes e kupton Veseli se si duhet të luftohet korrupsioni. Do t’i japim një mësim të mirë”, tha ajo.

Krasniqi: Këto janë përralla të Kadri Veselit

Nga ana tjetër, njohësi i rrethanave politike, Faik Krasniqi, për “Bota sot”, ka thënë se jemi në kohë fushate dhe se çdo deklaratë e secilit është veç tendencë dhe manipulim.

Ai, për “Bota sot”, ka thënë se në këtë periudhë gjithçka premtohet, gënjehet dhe mashtrohet.

Krasniqi, më tej, tha se korrupsionin s’mund ta luftojnë ata që e instaluan.

Image
Faik Krasniqi,

“Jemi në fushatë parazgjedhore. Gjithcka premtohet, gënjehet dhe mashtrohet. Tashmë jemi mësuar me premtimet e tyre gënjeshtra. Presim ta luftojnë ata që e instaluan korrupsionin. Përralla me mbret. A thua korrupsionin kush na e solli në Kosovë? Apo erdhi vetvetiu? Shumë interesant është tek ne. Në krejt botën kur ka korrupsion dihet që pjellë nga politika, sepse politika është më e fuqishme se çdo gjë tjetër, kurse tek ne politika është e pafajshme dhe populli është i korruptuar. Hipokrizi”, tha ai.

Krasniqi, tha se Veseli, të vetmën gjë që mund ta bëj është të kërcënoj punëtorët e administratës, e që sipas tij, korruptohen me një shumë të vogël parashë.

Më tej, ai në menyrë ironike tha se të besosh se Kadri Veseli do ta luftoj korrupsionin është sikur të besosh se Kosova ka deti.

“Cilin korrupsion do ta luftojë Kadri Veseli? Korrupsionin që e kanë instaluar ata, apo do t'i luftojë punëtorët e administratës që korruptohen me nga 10 euro? Të besosh që korrupsionin do ta luftojne ata që e kanë instaluar, është sikur të besosh se Kosova ka deti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat