Analisti politik tregon si të veprojë LDK-ja që ta dërgojë PAN-in në opozitë

Politika

Analisti politik tregon si të veprojë LDK-ja që ta dërgojë PAN-in në opozitë

Nga: G.B Më: 28 gusht 2019 Në ora: 19:46
LDK

Vjosa Osmani do të jetë e vetmja grua që në këto zgjedhje kandidon për postin e kryeministres.

Në garë me kandidatët tjerë meshkuj, Osmani duket se gëzon mjaft përkrahje nga qytetarët.

LDK vendosi që ajo të ishte kandidatja për kryeministër në këto zgjedhje, duke besuar se ajo do të fitojë.

Image
Faton Mehmeti

Për kandidimin e saj, njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Mehmeti, ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK ka gjetur personin e duhur për të marrë vota dhe kjo do të ndikojë në rritjen e saj.

“Me kandidimin e Vjosës, LDK ka gjetur personin e duhur për të marrë vota, dhe natyrisht kjo do të ndikojë në rritjen e saj. Momentalisht LDK nuk ka pasur person më të përshtatshëm, dhe si e tillë kjo kandidaturë do të rezultojë besoj me shtim të dukshëm të votave”, është shprehur ai.

Por, sipas Mehmetit, pa një koalicion të madh, në këtë rast me VV-në, LDK e vetme nuk mund ta formojë qeverinë, andaj duhet të bashkohet me VV-në dhe ta dërgojë klanin Pronti në opozitë.

“Gjithsesi pa një koalicion të madh, në këtë rast me VV-në, është vështirë që LDK e vetme të formojë qeverinë, andaj për të konfirmuar fitoren e saj duhet një koalicion me Vetëvendosjen, që do e largonte klanin "Pronto" nga pushteti dhe do të ndikonte në çkapjen e shtetit”, ka deklaruar Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat