Nëse PDK nuk mbetet në opozitë, s’ka ditë të mira për Kosovën

Politika

Nëse PDK nuk mbetet në opozitë, s’ka ditë të mira për Kosovën

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 gusht 2019 Në ora: 19:40
PDK

Kosova ndodhet në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm, jo vetëm për të tashmen, por mbi të gjitha për të ardhmen e saj. Zgjedhjet e reja duhet me patjetër të sjellin ndryshimin e madh për të cilin nevoja është më e madhe se sa duket në të vërtetë. Ndryshimi fillon me ardhjen në krye të shteti të një klase të re politike jo vetëm nga mosha, por mbi të gjitha për nga mentaliteti. Proklamimi i luftës ndaj korrupsionit dhe nepotizmit nga ata që e kanë krijuar atë është vetëm propagandë, që edhe fëmijët zor që e besojnë.

Tani është koha që mbi interesa personale të vihet e mira e përgjithshme e shoqërisë dhe kombit. Në dritën në fund të tunelit duket një dritë shprese, me besimin se ajo dritë nuk është treni që do të na i mbytë shpresat. Në zgjedhjet që po afrohen, së pari është e rëndësishëm që PDK të dal në opozitë, kjo së pari për të mirën e Kosovës dhe të vet partisë. Duke qenë dymbëdhjetë vjet në pushtet, ka nevojë për ndryshime, për korrigjime dhe mbi të gjitha që vendi të ç`kapet nga njerëzit e saj. Këta njerëz që nuk janë as profesionistë, dhe as të ndershëm, i kanë sjellë Kosovës dëme të mëdha, duke shtuar dëshpërimin.

Pastaj nga dëshpërimi ka ikje të vazhdueshme të qytetarëve, me Kosovën që çdo ditë po zbrazet. Lënia e PDK-së në opozitë nuk do të jetë e mjaftueshme nëse edhe të tjerët veprojnë njësoj, përndryshe nuk kemi nevojë fare të largojmë dike për të ardhur dikush tjetër në pushtet. Shpresohet se në pushtet të vijnë njerëz që nuk kanë qenë më parë në pushtet, qoftë nga LDK apo Vetëvendosje, të cilat me të rinjtë që kanë në gjirin e tyre, shpresohet se do të ndryshohet diçka pozitive për vendin. Ndryshimi nënkupton kthimi i shpresës tek qytetarët, kthimi i pushtetit tek qytetarët, dhe mbi të gjitha dhënia e mekanizmat te qytetarëve për të korrigjuar pushtetin. Deri tani pushteti është përdorur për të katapultuar shoqërinë si një mjet për të mbajtur në pushtet një kastë politikanësh të privilegjuar, të cilët kanë qenë imun ndaj drejtësisë dhe çdo veprimi tjetër.

Duhet që kjo gjë të përfundoj, ndryshime dëshpërimi do të jetë aq i madh sa përfundimisht do mbizotëroj teza së “shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet”. Nominimi i Vjosa Osmanit u prit me gëzim jo vetëm në Kosovë, por edhe nga diplomatët evropian, të cilët u shprehën të lumtur që të rinjve po u jepet shpresa dhe mundësia për të sjellë ndryshimin. Natyrisht nominimi i Vjosës, nuk duhet të jetë vetëm një lule në pranverë, por një kopsht i plotë më lule shprese. Të rinjtë duhet të marrin fatin e vendit në duart e tyre, me largimin e atyre banditëve që njëzetë vjet na i kanë vrarë ëndrrat dhe shpresat.

Prandaj këto zgjedhje janë të rëndësishme pasi konceptulaisht po ndryshon qasja e shoqërisë ndaj politikës, dhe mundësia e tyre për të kthyer pushtetin tek qytetari i rëndomtë. Ky është një kurs i ri, që ndiqet nga vendet më të civilizuar. Nëse nuk vjen ndryshimi me këto zgjedhje, Kosova do të mbetët në terr edhe për katër vite të tjera, pasojat do të jenë edhe më të mëdha, me rininë që përfundimisht do e braktis vendin. Jam plotësisht i vetëdijshëm se vendi nuk mund të bëhet kopsht me lule për një mandat, me rëndësi është të ndryshohet kursi qeverisës, mentaliteti qeverisës, me ç`kapjen e shteti, çlirimin e saj nga banditët. Këto janë vetëm një sërë çështjesh të cilat duhet të jenë përshkrues të këtyre zgjedhjeve, me qytetarët që duhet të mos besojnë më në përralla të atyre që Kosovën e kanë përdorur si mjet për të kënaqur ambiciet e tyre meskine për pushtet dhe famë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat