Paralajmërohet vendi: Ja çfarë do të ndodhë me PDK-në në pushtet

Politika

Paralajmërohet vendi: Ja çfarë do të ndodhë me PDK-në në pushtet

Nga: N.H Më: 31 gusht 2019 Në ora: 22:18
Kadri Veseli

Ishte posti i kryeministrit ai që e zvarriti, por edhe e pengoi procesin e arritjes së një marrëveshje për një koalicion mes dy partive opozitare.

Tashmë, partitë politike të cilat do të hyjnë në zgjedhje në koalicion me një parti tjetër, ditën e djeshme janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për të folur, për mosarritjen e një koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar politologun Faik Krasniqi.

Ai lidhur me këtë, konsideron se ky ishte një gabim, ndërsa mendon se një koalicion i tillë do e dërgonte PDK-në përfundimisht në opozitë.

“Ka qenë gabim mos arritja e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së. Ai koalicion, PDK-në do ta dërgonte përfundimisht në opozitë. Kam frikë se më shumë do të merrem me njërin-tjetrin, se sa për ç’kapje të shtetit nga PAN-i”, ka thënë Krasniqi.

Me tej, ai shprehet se tani popullit i intereson më shumë ç’kapja e shtetit nga PAN-i.

Image
Faik Krasniqi

“Popullit i intereson ç’kapja e shtetit nga PAN-i, zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi dhe jo akuzat e kundërakuzat. Uroj që të mos merren me njeri-tjetrin, por me ç’kapje të shtetit nga PAN-i dhe platformën”, shprehet ai.

Në fund, Krasniqi paralajmëron se nëse ndodhë që PDK të jetë prapë në pushtet, zbrazja e Kosovës do të ishte në shifra të frikshme.

“Shumica presin që pas zgjedhjeve këto dy parti të bashkëqeverisin. Nëse ndodhë që PDK do ta kishim prapë në pushtet, zbrazja e Kosovës do të ishte në shifra të frikshme”, ka përfunduar Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë nga 25 shtator deri më 4 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat