Lladrovci mbështet Veselin për kryeminstër, shkruan arsyjet që është lider dhe fjalët i mbështet në vepra

Politika

Lladrovci mbështet Veselin për kryeminstër, shkruan arsyjet që është lider dhe fjalët i mbështet në vepra

Nga: M.H Më: 31 gusht 2019 Në ora: 22:11
Kadri Veseli

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë arsyet që sipas tij, Kadri Veseli është kandidat më i mirë se të tjerët për kryeministër.

Në një postim të gjatë në Facebook, Lladrovci ka shkruar për përparësit që ka Kadri Veseli të bëhet kryeminstër.

Ai përmend që Veseli nuk ka vetëm fjalë ai mbështet çdohere në vepra dhe se thotë se Veseli është lider që fjalët i mbështet në vepra.

Sipas tij, vendosmëria e Veselit kundër uzurpimeve, ndërtimeve pa leje, largimin e zyrtarvëe me aktakuzë është fakt me inkurajim maksimal.

Postimi i plotë

Kadri Veseli, Kryeministër, tashmë është një fakt që tejkalon çdo opcion tjetër në vendin tonë, në aktualitetin tonë politik, për ta çuar vendin përpara. Sepse, Kadri Veseli, si asnjë lider tjetër, ka ofruar fakte për qëndrimet e tij.

Kadri Veseli është lider që fjalët i mbështet në vepra. Ai po premton, ato që i ka bërë apo zotohet fort se do ta çoj tutje procesin e filluar nga ai. Sigurisht, fjala është për luftimin e krimit, korrupsionit dhe nepotizmit.

Vendosmërinë e tij kundër uzurpimeve, ndërtimeve pa leje dhe rrënimin e objekteve në pronat publike, zbatimin e ligjit dhe vendimeve deri tash të pazbatueshme, largimin e zyrtarëve me akuzë, transparencën e plotë, janë vetëm disa nga kapitujt ku Unë, ndër vite, kam inkurajim maksimal.

Si asnjë herë më parë, Unë jam i bindur, se Z. Veseli, me vizionin e tij për vendin dhe proceset, në veçanti për luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, nepotizmit dhe dukurive tjera që pengojnë vendin tonë, do t’i prij vendit brenda vlerave evropiane.

Kadri Veseli Kryeministër, me Dekadën e Re, krijon faqen e ndritur të mundësive të vendit dhe PDK-së, e qytetarëve të barabartë që duan vendin e vet, të jetojnë e punojnë në Kosovë, që e duan Kosovën me gjasa të barabarta, brenda vlerave euro-atlantike, pa korrupsion, krim të organizuar dhe nepotizëm.

Në kohën kur parullat politike lansohen pa mbulesë, ne kemi vepra, ne kemi vendosmëri për të bërë më të mirën për qytetarët, për të realizuar besimin e qytetarëve, pa dallim, për shtet me gjasa e mundësi të barabarta, zbatim të ligjit, me transparencë e llogaridhënie.

Ne nuk kemi kandidat për kryeministër, ne kemi Kryeministër, ai është Kadri Veseli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat