Vjen goditja për Kurtin, ndërro urgjentisht ose votën po ia japë Vjosa Osmanit

Politika

Vjen goditja për Kurtin, ndërro urgjentisht ose votën po ia japë Vjosa Osmanit

Nga: M.H Më: 31 gusht 2019 Në ora: 23:22
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ish pjesëtari i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka shkruar për kandidatin për kryeminstër nga rradhët e Vetvendosjes, Albin Kurti, duke ia sugjeruar dy pika të ndryshimit.

Loshit, përfundon shkrimin duke i thënë që nëse nuk ndryshon pikat votën do i'a jep Vjosa Osmanit.

Postimi i plotë

Kur në vend të flamurit të Republikës së Shqipërisë, ta vendos flamurin e Republikës së Kosovës dhe kur në vend të himnit të shtetit të Shqipërisë ta nderojë himnin e shtetit të Kosovës, edhe unë do ta nderoj, do ta përkrah dhe do ta votoj Albin Kurtin. Pastaj vetë unë, nuk kam problem ta ndihmoj për ta ndërruar flamurin dhe himnin! Unë e kam përjetuar kohën e Ibrahim Rugovës dhe pretendimin e tij për “shtetin e pavarur” nga Serbia, kur qytetarit shqiptar i shkeleshin liritë dhe dinjiteti, prandaj nuk dua ta perjetoj një pretendim për një shtet të bashkuar shqiptar që ekziston vetëm në zyrën e Albin Kurtit e për të cilin njeriu i vendit tim do të izolohej nga bota e perëndimit. Albin, ndërro ti i pari, ashtu siç them unë, qytetari i Republikës së Kosovës dhe unë, si qytetari I Kosovës të bëj ty kryeministër. Nëse nuk ndryshon urgjentisht në këto dy pika, votën po ia japë Vjosa Osmanit. Dakord?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat