Zyberaj: Vuçiqit nuk do i lejohet vizita në Kosovë para zgjedhjëve

Politika

Zyberaj: Vuçiqit nuk do i lejohet vizita në Kosovë para zgjedhjëve

Nga: M.H Më: 1 shtator 2019 Në ora: 17:44
Aleksandër Vuçiq

Këshilltari i Ministrit për Punë të Jashtme, Jetlir Zyberaj, në rrjetin social facebok, ka shkruar në lidhje me deklaratën e presidentit serb, Vuçiq, që do të vijë në Kosovë.

Zyberaj, e sheh ardhjen e tij provokim dhe frikësim para zgjedhjëve, dhe shprehët që nuk do të lejoj ardhjen e tij në Kosovë e sidomos pengimin në procesin e zgjedhjëve.

Postimi i plotë

Deklarata e presidentit serb Vuçiq së dëshiron të vij në Kosovë para zgjedhjeve është një provokim dhe frikësim i serbëve të Kosovës dhe nuk mundëson fushatë zgjedhore dhe votim të drejtë tek komuniteti serb. 
Agjenda e Beogradit dihet. Ne nuk do të lejojmë që ky skenar i Beogradit të ndikojë në procesin zgjedhor të Kosovës dhe të pengojë qytetarët tanë që të votojnë të lirë. 
Në të njëjtën kohë edhe politikanët serbë që janë persona non-grata në Kosovë nuk do të lejohen të vizitojnë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat