Zharku, nuk do të kandidojë për deputet, vazhdojmë në përkrahje të LDK-së dhe kryeministres Vjosa Osmani

Politika

Zharku, nuk do të kandidojë për deputet, vazhdojmë në përkrahje të LDK-së dhe kryeministres Vjosa Osmani

Nga: M.H Më: 1 shtator 2019 Në ora: 20:00
Lutfi Zharku

Ish Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar që nuk do të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Zharku, falenderoi të gjithë kryesin e LDK-së, që ia ofron të kandidojë prapa mirëpo ai u shpreh që është koha të hapë rrugët për kuadrot e reja, duke falenderuar secilin Zharku shkroi që do të vazhdojë të përkrahë LDK-në dhe kryeministren Vjosa Osmani-Sadriu.

Postimi i plotë

Sot mora pjesë në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Kaçanik të cilët i njoftova me qëndrimin tim që mos të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale që mbahen me 6 tetor 2019. Këtë qëndrim në takime te ndryshme e kam shprehur shumë kohë më parë, dhe e dijnë shumica e kolegëve deputetë të LDK-së, kryetarë të degëve dhe antarë të kryesisë, kurse gjatë kesaj jave e njoftova edhe kryetarin Mustafa dhe nënkryetarët Veliu e Haziri. Jam më se i lumtur që të gjithë kanë insistuar që unë të garoj edhe për një mandat duke më ofruar përkrahje edhe më të madhe se më parë, por i sigurova se moskandidimi im pas 5 mandatave është vullnet i sinqertë për hapje të rrugës për kuadro të reja që qojnë në forcimin e mëtejshëm të LDK-së në Kaçanik dhe më gjerë.

Kryesia e degës së LDK-së në Kaçanik në mënyrë unanime ka vendosur që urologu i njohur dr. Xhevdet Quni të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet që na presin. Jam më se i bindur që Xhevdeti do ta përfaqesojë në mënyrë të denjë LDK-në dhe do të jetë përkrahës i fuqishëm i kryeministres Vjosa Osmani-Sadriu në Kuvendin e Kosovës, e të cilen gjë unë do ta bëj nga selia qendrore e LDK-së.

Me këtë rast dua të falenderoj nga zemra të gjithë ata që anë e mbanë vendit tonë me votën e tyre më sollën në deputetin e 7-të më të votuar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe më përkrahën pa rezervë qoftë si deputet apo ministër. Sot po të kisha mundësi do t’i falenderoja secilin veq e veq personalisht për këtë përkrahje.

Vazhdojmë së bashku në përkrahje të LDK-së dhe kryeministres Vjosa Osmani-Sadriu. Fitorja është e jona!

Falemnderit LDK☀️

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat