Emërtimi i zotit Metthew Palmer do të përshpejtojë zgjedhjen e dialogut Kosovës-Serbi - Bota Sot
Emërtimi i zotit Metthew Palmer do të përshpejtojë zgjedhjen e dialogut Kosovës-Serbi

Politika

Emërtimi i zotit Metthew Palmer do të përshpejtojë zgjedhjen e dialogut Kosovës-Serbi

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 2 shtator 2019 Në ora: 07:53
Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer

“Do të kemi ndoshta të bëjmë me role plotësuese të ndërmjetësimit në raste emergjence nga ana e SHBA -së për ta amortizuar ndikimin rus në rajon. Megjithatë, besoj se BE-ja mbetet dhe do vazhdoj të jetë udhëheqëse dhe mbikëqyrëse e pazëvendësueshme e dialogut Kosovë-Serbi, duke e pasur parasysh se gjeo politikisht destinacioni i vetëm për Ballkanin perëndimor është në Bashkim Evropian.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Ky vendim u bë i ditur të shtunën, ndërsa i njëjti po cilësohet si synim për të shpejtuar më shumë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe nga interesimi i SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën.

Palmer është komentuar nga analistët amerikan duke e parë një diplomat me shumë përgjegjësi dhe i aftë që të kryej çdo punë që i është dhënë. Sipas tyre, Palmer do të sjellë një zgjidhje edhe për Kosovën, për të cilën ende nuk është vendosur asgjë në raport me shtetin e Serbisë.

Rugova: Me interesimin e SHBA-ve dhe Palmerit si përfaqësues, do mbyllen mospajtimet në rajon.

Ish deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, në një prononcim për “Bota sot”, tha që pret që angazhimi i Palmer të jetë edhe më i madh në rajonin tonë sidomos në dialogun mes Kosovës-Serbi.

Image
Naser Rugova

“Z. Palmer është një nga zyrtaret amerikan që për vite të tëra është marrë aktivisht me Ballkanin, pres që z. Palmer të intensifikoj angazhimet dhe rolin e SHBA-ve në rajonin tonë e në veçanti në dialogun Kosovë – Serbi”, tha Rugova.

Më tej, Rugova, shprehet që me interesimin e SHBA-ve dhe Palmerit si përfaqësues, do mbyllen mospajtimet në rajon.

“Pa rolin aktiv të SHBA-ve dhe zotit Palmer si përfaqësues vështirë se do mbyllen të gjitha mospajtimet dhe çështjet e pa mbyllura në rajon”, përfundoi, Rugova.

Millaku: Zgjedhja e Palmerit në krye do të konfirmonte rolin vendimtar e SHBA-ve në funksion të demokracisë

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendose, Drita Millaku, në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që njëri ndër shtetet më të fuqishme me politikën botërore është SHBA dhe se politika e saj është gjithmonë të sjellë ndryshime në shtetin e Kosovës.

Image
Drita Millaku

“SHBA është shteti më i fuqishëm në politiken botërore në të gjitha aspektet. Politika Amerikane është prioritare dhe decidive në pavarësimin e Kosovës dhe kjo politike është konsistente me gjithë ndryshimet në kreun e shtetit”, u shpreh, Millaku.

Më tej, Millaku, tha që zgjedhja e Palmerit, në krye do të thotë që SHBA është vendimtare për të sjellë zgjedhje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke marrë parasysh se SHBA është shtet serioz dhe ka politika të qarta në relacion me Kosovën kjo bie deri te mendimi se zgjedhja e Palmerit në krye të politikave për Ballkanin do të konfirmonte rolin vendimtar e SHBA-ve në funksion të demokracisë”, tha Millaku.

Në fund, Millaku, tha që Kosova është në interes të Amerikës dhe është bërë mirë që SHBA po kthen vëmendjen në këtë pjesë të botës.

“Fundja Kosova është sferë e interesit Amerikan dhe interesimi i SHBA për Ballkanin Perëndimor është pozitiv dhe tregon se SHBA po e kthen vëmendjen në këtë pjesë të botës”, përfundoi, Millaku.

Voca: Nuk duhet të hapen tema për të prekur territorin e Kosovës, këtë duhet të mos e lejojnë liderët shqiptarë

Njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca, për “Bota sot”, u shpreh që emërtimi i Palmer si përfaqësues për Ballkanin perëndimor, është vazhdë e proceseve strategjike të SHBA-ve, pasi është pjesë e Ballkanit që është mbetur jashtë BE-së, ani pse ndeshën qasje të ndryshme politike dhe gjeostrategjike.

Image
Mirsad Voca

“Zoti Palmer është emëruar si përfaqësues i posaçëm për Ballkanin perëndimor dhe kjo është vazhdë e proceseve strategjike të ShBA-së për të ruajtur ndikimin e saj në këtë pjesë të Ballkanit, e vetmja e mbetur jashtë Bashkimit evropian, ani pse e përkufizuar me vende anëtare të BE-së.

Pastaj, në Ballkan kemi edhe ndikimin rus dhe turk, prandaj mund të themi se edhe sot Ballkani mbetet si pjesë e Evropës ku ndeshen, apo konfrontohen qasje të ndryshme politike e gjeostrategjike”, tha, Voca.

Tutje, Voca, tregon që Palmer është një njohës i mirë i Ballkanit dhe se roli i tij do të jetë i rëndësishëm për dialogun Kosovë-Serbi, që do mbetët pra në mbikëqyrje nga BE-ja.

“Zoti Palmer, duket të jetë njohës i mirë i Ballkanit dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, prandaj kemi të bëjmë me një ekspert të fushës.

Roli i tij do të jetë i rëndësishëm në përgjithësi në Ballkanin perëndimor, e po ashtu në dialogun Kosovë-Serbi, i cili do të vazhdoj të mbikëqyret nga BE-ja”, u shpreh, Voca.

Më tej, Voca, shprehët që BE-ja do mebetët udhëheqëse e pazëvendësueshme në dialogun Kosovë-Serbi, dhe Palmer do të kontribuojë mjaftë shumë që të tejkalohen problemet e mbetura me qëllim që të ketë proces integrues të këtij rajoni në BE.

“Do të kemi ndoshta të bëjmë me role plotësuese të ndërmjetësimit në raste emergjence nga ana e SHBA -së për ta amortizuar ndikimin rus në rajon. Megjithatë, besoj se BE-ja mbetet dhe do vazhdoj të jetë udhëheqëse dhe mbikëqyrëse e pazëvendësueshme e dialogut Kosovë-Serbi, duke e pasur parasysh se gjeo politikisht destinacioni i vetëm për Ballkanin perëndimor është në Bashkim Evropian.

Përafrimi i Ballkanit perëndimor me BE-në mbetet prioritet dhe në këtë drejtim besoj se edhe SHBA tani me përfaqësuesin për Ballkanin perëndimor Zotin Palmer do të kontribuojnë që Kosova dhe Serbia t’i tejkalojnë problemet e mbetura me qëllim të përshpejtimit të procesit integrues të këtij rajoni në BE”, tha Voca.

Voca, tha që liderët shqiptarë duhet të veprojnë tashmë më platofrma të tyre jo të presin ndërhyrje të jashtme për sovranitet të vendit dhe cek që shteti i Serbisë duhet ta njoh Kosovën pasi veç është një shtet i pavarur.

“Në njërën anë, Liderët shqiptarë që marrin pjesë në negociata duhet të kenë parasysh se ndërmjetësimi nuk do të sjell ndonjë mrekulli. Duke pasur parasysh se tani jemi Shtet i pranuar ndërkombëtarisht, besoj se liderët tanë duhet të mësohen të sillen si burrështetas me platformë të tyre dhe jo të presin ndonjë rol e ndërhyrje të jashtëm për çështje të statusit dhe të sovranitetit të vendit.

Ndërsa në anën tjetër, Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se duhet ta njoh Kosovën për të fituar anëtarësimin në BE sepse është duke biseduar me një Shtet të pavarur”, u shpreh Voca.

Në fund, Voca, shprehët që në asnjë mënyrë nuk duhet të hapen tema për të prekur territorin e Kosovës, e këtë duhet të mos e lejojnë liderët shqiptarë.

“Rezultati final më shumë varet se çfarë roli luajnë liderët shqiptarë sesa cilido rol tjetër i jashtëm. Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejohet të preket akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe të hapen tema të cilat prekin integritetin territorial të Kosovës”, përfundoi, Voca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...