Thaçi: Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës

Politika

Thaçi: Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës

Nga: M.H Më: 2 shtator 2019 Në ora: 08:38
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka uruar nxënësit me rastin e vitit të ri shkollor. Presidenti përmes një shkrimi në facebok, ka shkruar që për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm.

Thaçi, shkroi që kemi investuar mjaftueshëm në infrastruktur dhe kemi modernizuar kurrikulat, tash duhet të nxisim cilësin, urime fillimi i vitit shkollor, përmbyllë shkrimin.

Postimi i plotë

Në shkollat e Kosovës, sot hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2019/2020, ku për shumë nxënës fillon një rrugëtim i rëndësishëm për ta dhe familjet tyre. Por, suksesi i nxënësve që sot për herë të parë vijojnë ë klasën e parë, do të përcaktojë nesër fatin dhe të ardhmen e gjithë shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. Në këto dy dekadat e fundit kemi investuar në infrastrukturë, kemi modernizuar kurrikulat dhe objektet shkollore. Tani është koha që të nxisim cilësinë, si parakusht për forcimin e përgatitjes profesionale të fëmijëve tanë. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat