Vjosa apo Albini, cili do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës?

Politika

Vjosa apo Albini, cili do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 2 shtator 2019 Në ora: 13:01
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Ndonëse jo zyrtarisht, me të hyrë në muajin shtator faktikisht jemi në një muaj të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen me 6 tetor. Gjatë kësaj fushate do të dëgjojmë premtimet nga më ndryshmet, të cilat jo aq që na bëjnë përshtypje sa më tepër na bëjnë të qajmë, herë nga trishtime dhe herë nga shpërthimi emocional i nxjerrjes së dufit ndaj politikanëve. Kryesisht ndaj atyre që dymbëdhjetë vjet qeverisin, tani qenkan kujtuar se duhet për të luftuar krimin dhe korrupsionin e nepotizmin. Në këto zgjedhje, përveç shumë kandidatëve për kryeministër, vëmendja më e madhe është tek dy prej tyre: Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

Nëse vetëm njëri nga kandidatët do të ishte në garë, me siguri se fituesi do të ishte i ditur, meqenëse janë të dy kandidatët e fortë atëherë edhe fituesi nuk dihet me siguri. Tashmë opinion është i qartë se njëri në mes Vjosës dhe Albinit do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Derisa në anën tjetër Kadriu dhe Ramushi propagandojnë, megjithëse shanset e tyre janë të vogla, shpresojnë në një mrekulli. Cili do që fiton në mes Ramushit dhe Kadriut s`do të jetë në favor të Kosovës dhe të ardhmes së saj, në këtë sens edhe qytetarët janë të vetëdijshëm dhe si pasojë edhe nuk pritet që të votojnë dyshen e dalë nga lufta. Tani të ndalemi tek dy figurat kryesore, Vjosa dhe Albini.

Vjosa, përfaqëson gruan e suksesshme dhe zërin e rinisë në përgjithësi, e cila nuk është ndalur karshi kërcënimeve, luftës edhe brenda partisë, për të qenë zëri kritikë ndaj të keqes. Ndonëse edhe brenda partisë së saj u munduan të eliminonin politikisht duke e vendosur pothuajse në listë të fundit për kandidatë për zgjedhje, Vjosa arriti të triumfonte duke qenë më ë votuara grua në Kosovë. Ky ishte një mesazh i fortë për gardën e vjetër brenda partisë LDK, që  të detyruar të kandidojnë Vjosën arritën të bëjnë një pakt të shpëtimit edhe të partisë nga një humbje edhe më spektakulare se në zgjedhje e fundit. Nuk ishte e lehtë për një femër përballë një tufë meshkujt të uritur për pushtet të triumfonte, kjo jep shpresë se edhe në krye të qeverisë së ardhshme do u mbijetojnë intrigave dhe të gjitha manipulimeve.

Albini në njërën anë përfaqëson idealistin e patrembur dhe të pathyeshëm, i cili u ka mbijetuar  situatave  të vështira si gjatë ashtu edhe pas lufte. I njohur për angazhimet e tija para lufte për të drejtat e studentëve, gjatë luftës në zyrën e luftës  si dhe i arrestuar nga ushtria serbe. Nuk u tremb asnjëherë në burgjet serbe, pas lirimit u kthye në Kosovë duke themeluar lëvizjen Vetëvendosje, e cila më vonë u shndërruar në parti. Vetëvendosje me kohë arriti të mbijetonte, edhe pas puqit nga brenda saj, me Albinin që çdo herë u rrit si figurë. Së fundi shprehu edhe admirim për figurën e Rugovës, që thënë të drejtën pas Rugovës i vetmja figurë që është mbi partinë dhe himnizohet është Albin Kurti. Vjosa dhe Kurti përfaqësojnë ndryshimin e domosdoshëm, zërin e të rinjve që kërkojnë jetë të mirëqenë, dinjitet dhe prosperitet. Andaj, cilido nga këtat që dy që fiton e them me bindje se Kosova ka fituar, dhe kjo do të jetë një kthesë e madhe në ecjen përpara të Kosovës. Faktikisht është shumë vështirë që të ndash Albini apo Vjosa që janë si një mollë e shëndosh e ndarë përgjysmë. E mira në këtë mes, ndër të tjera, është se klani “ Pronto” do të shkojë në shtëpi, me dëshirën që një ditë të japin përgjegjësi për të gjitha dëmet që i kanë shkaktuar vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat