Kosova i përgjigjet Vuçiqit pas paralajmërimit të tij për vizitë në vendi tonë

Politika

Kosova i përgjigjet Vuçiqit pas paralajmërimit të tij për vizitë në vendi tonë

Nga: D.RR Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:02
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të vij këtë muaj në Kosovë, për t’i bindur serbët e Veriut që ta votojnë Listën Serbe.

Por kjo vizitë e tij nuk është e dëshiruar për institucionet e Kosovës.

Rejhan Vuniqi, zv.ministre në dorëheqje në ministrin e jashtme, ka thënë për “Bota sot” se zyrtarët serb janë të padëshiruar në Kosovë për shkak të qëndrimet të tyre karshi vendin tonë.

Image
Rejhan Vuniqi

Ajo thotë se Vuçiq me ardhjen e tij në Kosovë, synon t’i frikësoj serbët që ta votojnë Listën Serbe.

“Deklarata e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq është vetëm vazhdim i kampanjës së Beogradit për frikësimin e serbëve në Kosovë dhe pamundësimin e një gare të drejtë në mesin e partive politike të komunitetit serb. Qëndrimi ynë është i qartë që siguria dhe liria e qytetareve tanë është jetike dhe përderisa zyrtarët në Beograd merren me deklarata dhe veprime kundër qytetarëve të Kosovës, ata janë të padëshiruar në vizite në Kosove dhe në bazë të kësaj do të jetë veprimi ynë”, tha Vuniqi për “Bota sot”:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat