“Nuk është larguar krejt rreziku për ndarje të Kosovës”

Politika

“Nuk është larguar krejt rreziku për ndarje të Kosovës”

Nga: D.B Më: 3 shtator 2019 Në ora: 19:52
Ilustrim

Një vjeshtë e nxehtë politike do ta pret Kosovën, ku në fillim të tetorit do të kemi zgjedhje, të cilat pritet që sado pak, ta ndryshojnë konfiguracionin jo të mirë të deritashëm të skenës politike në pushtet.

Nga zgjedhjet do të dalin organet e reja, ku pos sfidave të shumta të karakterit të brendshëm do të përballen, edhe me sfidën më të rëndë –bisedimet me Serbinë.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skender Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vitin e fundit ka qarkulluar shumë në opinion mendimi se do të kemi shkëmbim territoresh, e më të zëshmit në këtë drejtim ishin Hashim Thaçi, Edi Rama dhe analisti Baton Haxhiu, e që ky i fundit përflitet madje se ka qenë edhe bashkëpunëtor i serbit Stanishiq.

Image
Skender Mulliqi

Sipas tij, kjo gjë ka ngritur me të drejtë tensione në opinion, së në pyetje është territori i Kosovës.

“Kur jemi këtu nuk duhet harruar së strukturat e deritashme në pushtet bën lëshime territoriale më Mal të Zi. Pika më e ndjeshme e bisedimeve më Serbinë në vjeshtë do të jenë bisedimet ndoshta edhe për shkëmbim territoresh , apo më mirë më thënë ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, e që bie ndesh më Kushtetutën e vendit, Planin e Ahtisarit, GJND-në ,dhe pranimin e pavarësisë së Kosovës në kufijtë ekzistues nga mbi 100 shtete të botës. Të gjitha këto më ardhjen e presidentit Tramp, apo të disa zyrtarëve të lartë amerikan, jo fortë dashamirë të pavarësisë si Bollton dhe Palmer , i cili edhe është emërua si personi kyç në bisedimet më Serbinë, flet së nuk është larguar krejt rreziku për ndarje të Kosovës. Gjermania e Merkelit është duke e kundërshtua këtë opsion, i cili do të hapte Kutinë e Pandorës në Ballkanin Perëndimor, më droje të një lufte te re”, ka thënë analisti politik Mulliqi.

Sipas tij, çështja e shkëmbimit të territoreve, është një çështje për të cilën duhet pasur kujdes, jo vetëm spektri politikë në Kosovë e Shqipëri , por të gjithë shqiptarët, duke mos e pranuar një gjë të tillë. “Gabimi është bërë qysh në start nga pala shqiptare, kur është pranuar të zhvillohen bisedimet pa asnjë kusht. Dhe, tjera është së bisedime të karakterit politik nuk ish dashur në asnjë mënyrë të pranohen. Kemi ardhur para aktit të kryer për fajin tonë, por shpresa megjithatë ekziston, së Gjermania dhe disa shtete të Evropës nuk do ta pranojnë lehtë opsionin e ndarjes, së një konflikt i ri apo luftë më përmasa të gjera i dëmton edhe interesat strategjike të tyre në Ballkan e më gjerë. Senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson, do të vizitojnë këtë javë Kosovën dhe Serbinë, për të shprehur, siç thanë, mbështetje për dialogun midis dy vendeve”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat