Kjo është sakrifica që duhet të bëjë Kosova për dialogun dhe kushti ndaj Serbisë

Politika

Kjo është sakrifica që duhet të bëjë Kosova për dialogun dhe kushti ndaj Serbisë

Nga: G.B Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:02
Ilustrim

Prej muajsh, që kur Kosova vendosi taksë ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës, Serbia ka pezulluar dialogun me Serbinë dhe thotë se nuk do ta vazhdojë atë, pa u hequr taksa.

E për vazhdimin e dialogut, njohësi i çështjeve politike në vend, Fadil Lepaja, ka thënë për gazetën “Bota sot” se dialogu do të vazhdojë patjetër dhe duet të respektohet përkrahja amerikane.

“Ajo çka është e sigurt është se dialogu duhet të vazhdojë patjetër, dhe udhëheqja amerikane e procesit duhet të respektohet, sepse përkrahja amerikane nuk është e pakushte, sidomos jo nga administrata Trump. Natyrisht, pala kosovare duhet të negociojë seriozisht, fillimisht për vet parimet e këtyre negociatave, si palë e barabartë në proces. Në fakt ashtu edhe trajtohet nga ana e administratës amerikane”, është shprehur ai.

Image
Fadil Lepaja

Sipas Lepajës, Kosova duhet të sakrifikojë taksën për të rifilluar bisedimet dhe duhet ta kushtëzojë Serbinë me kërkimfalje për krimet e luftës.

“Vet heqja e taksës është njëra nga sakrificat që Kosova do të bëjë për të rifilluar bisedimet, por kjo duhet të kushtëzohet me kërkimfaljen e shtetit serb për krimet e kryera gjatë luftës dhe me ndërprerjen e destruksioneve të shtetit serb në raport me Kosovën”, ka theksuar Lepaja.

Ai thotë se Kosova duhet ta suspendojë taksën, pasi ka përkrahjen nga pala amerikane se marrëveshja do të përmbyllet me njohje reciproke.

“Vet theksimi nga pala amerikane se marrëveshja do të përmbyllet me njohjen reciproke, mjafton që Kosova të suspendojë taksën, pas garancive se Serbia është e sinqertë në këtë dialog dhe se ka ndërruar rrënjësisht qasjen ndaj Kosovës. Është me interes fakti se administrata amerikane askund nuk flet për taksën si të gabuar, por flet veç për nevojën që ajo të hiqet si pengesë për dialogun dhe natyrisht se Kosova duhet të marrë disa garanci nga Serbia për këtë”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat