A do të jetë Isa Mustafa në listën për kandidat për deputet nga LDK?

Politika

A do të jetë Isa Mustafa në listën për kandidat për deputet nga LDK?

Nga: G.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 14:56
Isa Mustafa

Partitë ende nuk kanë publikuar listat me kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 qershorit.

Në ndërkohë janë bërë publik vetëm disa prej emrave që do të jenë në listë.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u përfol se në listë do të jetë edhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Por, burime të gazetës “Bota sot” kanë konfirmuar se Mustafa nuk do të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, kryetari Mustafa në një intervistë për gazetën “Bota sot” së fundmi, ka thënë se do t’i përkushtohet më shumë punës në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat