Deputeti i LDK-së: Zbardhja e vrasjeve politike është një ndër punët e para që duhet të kryhen

Politika

Deputeti i LDK-së: Zbardhja e vrasjeve politike është një ndër punët e para që duhet të kryhen

Nga: D.RR Më: 9 shtator 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Ish deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani, tani prapë kandidat për deputet, ka thënë për gazetën “Bota sot” se me LDK-në në qeveri, do të krijohen kushte për një drejtësi të pavarur.

“Qeveria e ardhshme duhet që të krijoj kushte për një drejtësi të shkapur nga ndikimet politike dhe elementet e krimit të organizuar. Natyrisht që sundimi i ligjit dhe drejtësi e garantuar imponohet si prioritet nëse dëshirojmë të kthejmë besimin në shtet”, tha Rrahmani për “Bota sot”.

Image
Imet Rrahmani

Ai u shpreh se zbardhja e vrasjeve politike është njëra nga punët e para që duhet të kryhen dhe kjo nuk guxon të dështojë.

“Zbardhja e vrasjeve politike në rrethanat kur funksionon shteti ligjor është njëra nga punët e para që duhet të kryhen. Po u dështua në vendosjen e drejtësisë për këto raste nuk do të ketë mundësi e krijimit të rrethanave normale politike”, theksoi Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat