A është zgjidhje për Kosovën “Modeli i dy Gjermanive”? Flet Krasniqi

Politika

A është zgjidhje për Kosovën “Modeli i dy Gjermanive”? Flet Krasniqi

Nga: N.H Më: 9 shtator 2019 Në ora: 23:08
Peter Beyer nga takimi në Serbi

Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e CDU/CSU, Peter Beyer, i cili gjatë një  takimi që ka pasur javën e kaluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Beograd, ka thënë se “Modeli i dy Gjermanive” është një ide për të cilën ia vlen ende të mendohet për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përveç tjerash Beyer ka ripërsëritur qëndrimin gjerman kundër shkëmbimit të territoreve, dhe ka thënë se njohja e plotë e Kosovës është një kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkim Evropian.

Politologu Faik Krasniqi, duke folur për gazetën “Bota sot”, ka thënë se e kupton vullnetin e mirë të deputetit gjerman për zgjidhjen e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo, sipas tij, ky plan nuk do të kishte sukses.

Image
Faik Krasniqi

“E kuptoj vullnetin e mirë të deputetit gjerman për zgjidhjen e “problemit” Kosovë-Serbi. Ky nuk është ndonjë problem, por e përkëdhelura Serbi nga BE-ja dhe pa aftësia jonë ka arritur në atë pikëse Kosova dhe Serbia kanë probleme të hapura. Por, nuk besoj që “Modeli i dy Gjermanive” do të kishte sukses mes problemi Kosovë-Serbi”, është shprehur Krasniqi.

Me tej, ai ka shpjeguar gjithashtu se pse nuk do të kishte sukses ky plan, i cili mendohet nga Gjermania si mënyra “ideale” për zgjidhjen e problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pse s'do të kishte sukses? Me dy Gjermanitë kemi pasur të bëjmë me një popull gjerman, por i ndarë në dy shtete, në Gjermaninë Federale dhe Gjermaninë Demokratike, të cilat me vonë u ribashkuan”.

“Kosova dhe Serbia janë dy kombe të ndryshme. Nëse zbatohet ky plan, atëherë i bie që Kosova dhe Serbia pas disa kohesh të bëhen prapë bashkë. Ky nuk është as qëllimi dhe as vullneti ynë. Deputeti gjerman ose ka dalë me këtë plan nga mosdija, ose është plan i mirëmenduar në favor të Serbisë”, ka përfunduar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat