Largimi i John Bolton, lajm i gëzueshëm për shqiptarët

Politika

Largimi i John Bolton, lajm i gëzueshëm për shqiptarët

Nga: D.B Më: 10 shtator 2019 Në ora: 20:39
John Bolton

John Bollton nuk është më këshilltarë i Presidentit Donald Trump. Bollton njihet si njeri i cili e ka kundërshtuar çdo herë pavarësinë e Kosovës.

Dhe, sigurisht me të drejtë ka ekzistuar frika për ndarje të Kosovës, që duket se është edhe nismë e Bolltonit.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se largimi nga ky post nga ana e presidentit Tuamp, sigurisht se ka të bëjë edhe me Kosovën. Sipas tij, ky është lajmi më i gëzueshëm që shumë kohë për shqiptarët.

Image
Skënder Mulliqi

“Ky lajm i madh me të drejt i largon dyshimet se do të kemi ndarje të Kosovës, mbi baza etnike në vazhdim të bisedimeve me palën serbe, që do të ishte rrezik i humbjes së territoreve të reja të Kosovës, dhe përballjes së mundshme me një luftë të re në Ballkan e me gjerë. Pse ndarja si opsion deri më tash nuk u bë faktike nga qarqet pro serbe, meritë të madhe ka kancelaria gjermane , Angela Merkel, por edhe qëndrimi pas saj të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj. Të bëhemi real , këtë nuk mund ta mohojë askush. Por sido që të jetë, shqiptarët mund të marrin frymë më shlirshëm , se vërtete miqtë tanë amerikan dhe evropian , nuk do të lejojnë që projektin e përbashkët për Pavarësisë të Kosovës ,ta vënë në peshore nga askush”, ka thënë analisti politik Skënder Mulliqi, duke shtuar se ky është grusht i rëndë edhe për qarqet proserbe dhe pro-ruse, të cilët historikisht, nuk po pushojnë karshi interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat