Analisti politik: Politika amerikane nuk varet nga Bolton, Kosovë-SHBA miqësi e përjetshme

Politika

Analisti politik: Politika amerikane nuk varet nga Bolton, Kosovë-SHBA miqësi e përjetshme

Nga: N.H Më: 11 shtator 2019 Në ora: 00:01
Donald Trump dhe John Bolton

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar John Boltonin nga pozita e këshilltarit për siguri, duke thënë se s’është pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij.

“E kam njoftuar John Boltonin mbrëmë se shërbimet e tij më s’janë të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. S’jam pajtuar me shumë prej sugjerimeve të tij”, ka shkruar Trump në Twitter duke shtuar se një këshilltar për sigurinë kombëtare do të caktohet javën e ardhshme.

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani, duke e komentuar shkarkimin e John Boltonit, qw ishte nw pozitën këshilltar për siguri, ka thënë se kjo është një çështje e SHBA-së dhe qeverisë amerikane e cila nuk ka rëndësi për Kosovën.

Image
Blerim Burjani

“Ajo është çështje e SHBA-së dhe qeverisë amerikane. Kosova bashkëpunon dhe me zyrtar të SHBA-ve. Kosova është mike e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe anasjelltas. Ne jemi dy shtete mike dhe kemi lidhje të fuqishme historike, pra gjithmonë do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me secilin zyrtar që vjen nga SHBA-të”, është shprehur Burjani.

Tutje, Burjani ka theksuar se politika amerikane për Kosovën nuk varet zyrtarët sikurse Bolton, pasi sipas tij, vazhdon të jetë miqësia e përjetshme Kosovë –SHBA.

“Politika amerikane nuk varet nga ata, zyrtarët ndërrohen, por mbetet SHBA dhe miqësia e përjetshme Kosovë-SHBA”, ka përfunduar Burjani.

Kujtojmë se kur ishte emëruar në këtë pozitë, Bolton ishte raportuar si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës dhe si njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat