Flasin nga LDK të sigurt: Vjosa Osmani është kryeministrja e pakontestueshme e Kosovës

Politika

Flasin nga LDK të sigurt: Vjosa Osmani është kryeministrja e pakontestueshme e Kosovës

Nga: N.H Më: 11 shtator 2019 Në ora: 21:54
Vjosa Osmani

Partitë politike në vend tash e disa muaj kanë filluar takimet me strukturat e tyre në pothuajse gjitha degët në Kosovë. 

Marigona Geci, kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nga ajo se çfarë janë duke parë në teren kandidatja e tyre për kryeministre, Vjosa Osmani, do të jetë kryeministrja e pakontestueshme e Qeverisë së ardhshme të Kosovës.

Image
Marigona Geci

“Jemi në mbështetje të fuqishme për kryeministren e ardhshme Vjosa Osmanin, dhe deri më tani atë që e kam pa unë Vjosa Osmani është kryeministrja e pakontestueshme, sepse thjeshtë populli po e donë”, është shprehur Marigona Geci për gazetën “Bota sot”.

Geci me tej ka theksuar se vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës është mbështetje nga SHBA dhe Evropa.

“Kosovës i duhet një kryeministre si Vjosa Osmani që ka përkrahje ndërkombëtare që i ka dyert e hapura kudo në gjithë botën demokratike. Andaj, ftojë qytetarët e Kosovë të votojnë LDK-në, sepse vota për partitë tjera është izolimi, vota për LDK-në është mbështetje nga SHBA dhe Evropa”, shprehet mes tjerash ajo.

(Intervistën e plotë me Marigona Gecin, kandidate e LDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur dhe atë online)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat