Kush janë zëvendësuesit e mundshëm të Boltonit dhe lidhjet e tyre me Kosovën? - Bota Sot
Kush janë zëvendësuesit e mundshëm të Boltonit dhe lidhjet e tyre me Kosovën?

Politika

Kush janë zëvendësuesit e mundshëm të Boltonit dhe lidhjet e tyre me Kosovën?

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 09:16
Presidenti Donald Trump

Një ndër funksionet më të rëndësishme të administratës amerikane është edhe bartësi i Këshillit të Sigurimit. Deri tani ky post mbahej nga John Bolton i njohur për linjat e ashpra kundër Iranit, Rusisë, Koresë së Veriut dhe Venecuelës, por në të njëjtën kohë ishte edhe pro-ndarjes së Kosovës, përcjell foldrejt.com. Me shkarkimin e tij, janë gëzuar shumë përfaqësues shtetesh, por në të njëjtën kohë, tërthorazi edhe vetë shqiptarët – pasi Bolton jo vetëm që mbështeste ndarjen e Kosovës, por edhe kishte folur kundër pavarësisë së saj në 2008.

Pasardhësit e mundshëm

Presidenti Donald Trump bëri me dije se javën e ardhshme do emërohet ndokush në krye të Këshillit të Sigurimit. Ky post është mjaft me vlerë, pasi koordinon punën e ministrisë së jashtme, Pentagonit dhe shërbimit sekret. Pra informacionet më të rëndësishme kalojnë përmes tij dhe andaj është Këshilltari më i afër presidencial. Por kush janë emrat më të përfolur për të zëvendësuar Boltonin?

H. R. McMaster

Image

Si kandidati kryesor për të zëvendësuar Boltonin është ushtaraku i lartë amerikan McMaster. Ai përveç që ka folur hapur për masakrat serbe në Bosnjë, vlen të theksohet se ishte i ftuari special në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës në SHBA. Përveç tjerash, ai gjatë atij takimit tha:

“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju ndërsa ju forconi institucionet demokratike, mbroni të drejtat e njeriut, përballeni me korrupsionin dhe krijoni një shoqëri të përgjegjshme ndaj sundimit të ligjit. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju forconi ekonominë dhe pakësoni papunësinë, sidomos mes të rinjve të Kosovës. Ne do të qëndrojmë me ju ndërsa ju mbani angazhimet tuaja ndërkombëtare dhe rigjallëroni dialogun me Serbinë për të kapërcyer një nga kapitujt më të vështirë të historisë dhe të kujtesës.”

Në fund të fjalimit ai foli shqip – duke thënë “Urime”.

Richard Allen Grenell – momentalisht ambasador në Berlin

Image

Mes emrave jo-zyrtarë është edhe ambasadori i kontestuar i SHBA-së në Gjermani: Richard Grenell. Ai kritikohet nga mediat gjermane pasi ndërhyn shpesh në “punët e brendshme të Gjermanisë.

“Në Berlin ai është i izoluar. Personalitetet e pushtetshme shmangin takimin me të. Dyert i ka të mbyllura që nga politikanët e majtë, të djathtë dhe deri te ata të popullistëve të AfD,” përcjell foldrejt.com, shkrimin e SPIEGEL në fund të dhjetorit.

SPIEGEL nxirte në dritë se Grenell vlen edhe si i pari ambasador i SHBA-së në Europë dhe se përkundër bojkotit nga politikanët gjermanë, ai është vizituar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Si emra tjerë zëvendësues shihen edhe Brian Hook dhe Charles Kupperman, si dhe Stephen Biegun dhe oficeri pensionist Douglas Macgregor. Ky i fundit nga ish presidenti Bill Clinton ka fituar edhe Kosovo Campaign Medal për pjesëmarrje në bombardimet kundër Jugosllavisë./Foldrejt.com

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...