Vazhdon fushata e njëjtë politike, s’ka oferta të mirëfillta për qytetarët e Kosovës

Politika

Vazhdon fushata e njëjtë politike, s’ka oferta të mirëfillta për qytetarët e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 12 shtator 2019 Në ora: 16:12
Ilustrim

Edhe kjo fushatë parazgjedhore, nuk dallon shumë nga fushatat e kaluara.

Kjo për faktin se, në masë të madhe vërehet mungesë e programeve politike.

Kështu po vlerëson analisti politik Leon Duhanaj, i cili shton se, ka parti politike që as nuk e dinë si bëhet një program politik në letër, sepse e gjithë ajo çfarë dinë ta bëjnë janë manipulimet dhe mashtrimet që ja bëjnë opinionit vite me radhë.

“Pos mungesës së ofertave të sinqerta politike, krijojnë huti ndër qytetarë, duke shpërndarë akuza të ndërsjella me qëllime denigrimin e konkurrenteve politik”, thotë Duhanaj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo nuk është mënyra e cila duhet të bëhet garë politike. Megjithëse vërehet një dallim tek subjektet shtetformuese me atë protestuese.

“Kosova dhe qytetarët e sak, kanë nevojë për ofertë ekonomike dhe depolitizim të shoqërisë. Ne po na i nxjerrin sytë dhe po na çmendin serialet turke dhe debatet politike”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat