Qytetarët nuk votojnë në bazë të programeve por të militantizmit

Politika

Qytetarët nuk votojnë në bazë të programeve por të militantizmit

Nga: N.Sh Më: 12 shtator 2019 Në ora: 17:07
Ilustrim

Kosova edhe kësaj radhe do të ballafaqohet më një fushatë përafërsisht të njëjtë sikurse viteve të kaluara.

Partitë politike duket se nuk do të plasojnë për votuesit oferta dhe një plan programor se çka do të bëjnë nëse do ta fitojnë mandatin për të qeverisë me vendin.

Kosova ka nevojë për një plan të zhvillimit ekonomik, një plan për shëndetësinë, arsimin e për shumë çështje të tjera të cilat janë anashkaluar nga qeveritë e kaluara.

Kosova duhet që të fokusohet në këto çështje në mënyrë që të përmirësohet gjendja në të cilën jemi katandisur.

Por edhe kësaj radhe partitë politike nuk kanë ofruar ndonjë plan konkret se çfarë do të bëjnë, përveç asaj që dëgjojmë se do ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

E derisa të ndodh kjo, sipas analistit politik, Faton Mehmeti, qytetarët do të votojnë në bazë të militantizmit pasi nuk votojnë në bazë të programeve.

“Përderisa qytetarët nuk votojnë në bazë të programeve por të militantizmit, është krejtësisht e natyrshme që edhe politikanët, respektivisht partitë politike të veprojnë me avazin e vjetër; të vazhdimit të propagandës, duke shmangur kështu pragmatizmin. Kështu veprohet vetëm tek popujt jo të civilizuar, e që fatkeqësisht ende s’kemi arritur në këtë stad të zhvillimit shoqëror. Shoqëria jonë ka nevojë dhe duhet me çdo kusht të veproj në mbrojte të interesave vitale të saj, në të tashmen dhe të ardhmen e saj. Fatkeqësisht Kosova ende vazhdon të vuaj nga të qenurit një shoqëri që çmon vlerat, me politikanët që kanë varfëruar këtë popull që të manipulojnë më kollaj me të”, thotë Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat