Serbia ka në Kosovë 720 spiunë të stërvitur dhe të betuar, që të kryejnë çfarëdo veprimi që u kërkon ajo

Politika

Serbia ka në Kosovë 720 spiunë të stërvitur dhe të betuar, që të kryejnë çfarëdo veprimi që u kërkon ajo

Nga: D. B. Më: 12 shtator 2019 Në ora: 18:06
Ilustrim

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës (CIK) Stevan Veselinoviç ditë më parë ka braktisur mbledhjen e komisionit për shkak të vendimit që të gjitha dokumentet identifikuese të votuesve gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë duhet të jenë të lëshuara në Kosovë.

Veselinoviç ka thënë se ky udhëzim administrativ shkel ligjin dhe rregullat  e zgjedhjeve, që KQZ është i obliguar të i aplikoj.

Sipas tij, ky vendim i KQZ” direkt është orientuar kundër popullit serb në Kosovë dhe ka si qëllim që të pamundësojë një numri s amë të madh të serbëve me të drejtë vote të zgjedhin përfaqësuesit e vetë.

Analisti politik Xhevat Meha ka thënë se, vendimi i KQZ-së është i vështirë për t'u pranuar nga serbet e Kosovës, për faktin se këta janë shndërruar në fëmijë te lazdruar.

Ai ka thënë për “Bota sot” se këtu më së shumti kanë faj institucionet e Kosovës që kanë lejuar kaq shumë vite të shkelen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.

Image
Xhevat Meha

“Se sa ka rrezik që vendimi i KQZ-së të mos respektohet nga serbet e Kosovës është çështje tjetër. Serbia i ka të gjitha mundësitë që t'i shkaktoj Kosovës probleme dhe të shfrytëzoj këtë për ndonjë trazirë. Serbia ka arsenal të fuqishëm në Kosovë për këto probleme, pasi Serbia ka në veprim 720 spiunë të stërvitur dhe të betuar që të kryejnë çfarëdo veprimi që u kërkon Serbia. Këta 720 spiunë janë maksimumi i nevojshëm që i duhen Serbisë. Andaj nuk ka nevojë për më shume spiunë për faktin se këta kanë ndërtuar krejt të papenguar rrjetin për veprim. Tani kemi rrjet të konsoliduar veprimi dhe kemi kontroll të institucioneve të Kosovës nga ky rrjet. Pavarësisht faktit që Serbia ka këtë fuqi veprimi në Kosovë, nuk pres që në këto zgjedhje të ketë probleme të mëdha nga serbet e Kosovës. Këtë e them pasi këto ditë Serbia i është nënshtruar një presioni nga vendet perëndimore për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat