Florian Dushi: LDK nuk do të hyjë në asnjë lloj partneriteti qeverisës me PDK-në

Politika

Florian Dushi: LDK nuk do të hyjë në asnjë lloj partneriteti qeverisës me PDK-në

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 shtator 2019 Në ora: 20:00
Florian Dushi

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë e para në zgjedhje dhe asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi. Pas 10 vitesh anëtar i KQZ-së, Dushi iu fut garës për deputet, derisa jep shumë arsye pse duhet votuar atë. I bindur në fitoren e partisë së tij, ai thotë se e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve. Sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë, Dushi thotë se duhet të vazhdojë, pa kushte, duke respektuar plotësisht Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikën e Kosovës.

“Bota sot”: Dhatë dorëheqje nga KQZ për të kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës? Pse vendosët të hyni në këtë garë?

Florian Dushi: Po, pas një periudhe të gjatë të shërbimit si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, prej afër 10 viteve, në konsultim edhe me lidershipin e LDK-së, kam vendosur që të sprovohem në zgjedhje, pjesë e organizimit të të cilave isha edhe vet për vite me radhë duke konsideruar që ka ardhur momenti që të marrë përgjegjësi të reja dhe të jap kontributin në të mirë të vendit tim.

“Bota sot”: Pse qytetarët duhet ta votojnë Florian Dushin për deputet?

Florian Dushi: Qytetarët e Kosovës tashmë e kanë të lehtë të përcaktohen për partitë politike dhe për kandidatët poashtu. Pas gjithë këtyre viteve, qytetarët e Kosovës kanë një pasqyrë të qartë se çfarë mund të ofrojë, apo edhe si janë sjellë të zgjedhurit e tyre në periudha të caktuara në qeverisje. Ata njohin madje edhe ata që deri në futjen e tyre në politikë nuk kishin as një vend pune, e pas hyrjes në politikë janë bërë milionerë! Prandaj besoj, se vota për Lidhjen Demokratike të Kosovës, për kandidatët e saj, e në këtë kuadër, vota për Florian Dushin, është votë, është besim që bazohet në përgatitjen, përvojën dhe ndershmërinë tashmë të dëshmuar për gjatë gjithë këtyre 15 viteve në institucione shtetërore me përgjegjësi të ndryshme, qoftë në Ministrinë e Drejtësisë, në KQZ apo edhe si avokat.  

(Intervistën e plotë me Florian Dushin, kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur dhe atë online)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat