Vajza e Gani Gecit e thotë për herë të parë: Ja falë kujt i shpëtoi atentatit babai im

Politika

Vajza e Gani Gecit e thotë për herë të parë: Ja falë kujt i shpëtoi atentatit babai im

Nga: N.H Më: 13 shtator 2019 Në ora: 23:25
Gani Geci

Vajza e Gani Gecit, Marigona, zyrtarisht është kandidate për deputete në kuadër të listës zgjedhore të LDK-së. Ajo në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur edhe për komunikatën numër 59.

Ndërsa mes të tjerave në këtë intervistë kandidatja e LDK-së ka theksuar se babai i saj ka shpëtuar disa atentateve falë zotit dhe mbështetjes që ka pasur nga vëllezërit e tij, dhe gjithë farefisit.

Image
Marigona Geci

“Familja ime nga ana e babës ka qenë në shënjestër të grupeve kriminale si gjatë ashtu edhe pas luftës. Babai i ka shpëtuar disa atentateve falë zotit dhe mbështetjes qe ka pasur nga axhallarët e mi, dhe gjithë farefisi im. Organet e drejtësisë duhet të jenë të ndara nga politika, unë kam qenë e re kur babai është plagosur, por i mbaj mend të gjitha. Besojmë dhe do të punojmë që organet e drejtësisë do të zbulojnë dhe do të dënojnë akterët e vrasjeve të aktivisteve të LDK-së”, ka thënë Marigona Geci për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ajo ka thënë se është kompetencë e gjykatave që kanë të bëjnë me luftën ta zbardhin të vërtetën, dhe shpreson se misteri i komunikatës 59 do të zbardhet një ditë.

“Unë jam ekonomiste, por besoj që Prokuroria e shtetit dhe mekanizmat e saj do t’i qesin para drejtësisë të gjithë ata që kanë plagosur dhe vrarë aktivist të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa sa i përket komunikatës nr. 59 është kompetencë e gjykatave që kanë të bëjnë me luftën dhe shpresojë se misteri i komunikatës 59 do të zbardhet nga ata që kanë kompetenca për ta zbardhur”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat