Dushi tregon se cila do të jetë zgjidhja për dialogun me Serbinë, nëse LDK vjen në pushtet

Politika

Dushi tregon se cila do të jetë zgjidhja për dialogun me Serbinë, nëse LDK vjen në pushtet

Nga: G.B Më: 14 shtator 2019 Në ora: 15:35
Florian Dushi

Dialogu me Serbinë është pezulluar prej kohësh dhe Serbia nuk dëshiron që ta vazhdojë atë, deri në heqjen e taksës së Kosovës ndaj produkteve serbe.

Por, cila do të jetë zgjidhja nëse LDK vjen në pushtet?

Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se dialogu do të vazhdojë pa kushte, duke respektuar plotësisht Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikën e Kosovës, në funksion të relaksimit të raporteve mes dyja vendeve dhe jo të zhvillohen tema që vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Florian Dushi: Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, pa kushte, duke respektuar plotësisht Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Republikën e Kosovës. Dialogu duhet të jetë në funksion të relaksimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete fqinje, por që po ashtu do t’i shërbente integrimit të plotë të komunitetit serb në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës. Dialogu nuk mund dhe nuk guxon të zhvillohet për tema të cilat vënë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe për çështje të tjera të cilat tashmë janë të rregulluara/mbyllura me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi”, ka deklaruar Florian Dushi në një intervistë për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat