Kandidati për deputet i Vetëvendosjes zbulon arsyen pse po sulmohen nga PSD-ja

Politika

Kandidati për deputet i Vetëvendosjes zbulon arsyen pse po sulmohen nga PSD-ja

Nga: N.Sh Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:23
Dardan Molliqaj dhe Albin Kurti

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali, ka folur për sulmet e PSD-së drejtuar ish-partisë së tyre.

Tali thotë se këto sulme i sheh në aspektin emocional të tyre.

“Sulmet e PSD-së, sidomos të nja dy-tre protagonistëve të saj, i shoh më shumë në aspektin emocional të tyre. Keni parasysh, sikurse kur çiftet ndahen dhe pas një kohe iniciuesi (shkaktari) e sheh që ka gabuar e pendohet (u morr vesh në vetvete), dhe pastaj fillon të sillet në mënyrë joracionale dhe gjithqysh të hakmerret|”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.              

Ai shton se, dashuria e mëparshme shndërrohet në xhelozi e mbase edhe në urrejtje.

“Iniciuesi (i ndarjes) rri tanë kohën duke u marrë me partnerin e më parshëm. Qoftë duke inskenuar, apo shpifur e akuzuar për gjithçka. Në këto raste është shumë me rëndësi se "i dashuruari" në çfarë rrethi sillet dhe sa shpejtë e kërkon ndihmën e psikologëve”, pohon ai.

Image
Driton Tali

Sipas tij, në rastin konkret, shihet se këtyre jo që nuk i ndihmohet nga rrethi, por edhe më keq, ata keqpërdoren për interesa të caktuara.

“Unë mendoj se këta herët a vonë do ta kuptojnë që ajo lidhje ka përfunduar, se partneri i mëparshëm ka vazhduar jetën e saj/tij, dhe është më mirë që edhe ai/ajo të pajtohet me fatin dhe ta jetojë jetën. Sa ma shpejtë qe e kupton se fajtori ishte vet dhe se me ndarjen e tyre (pa marrë parasysh sa e dhimbshme është) jeta vazhdon, aq më mirë për ata. Me ndarjen e tyre asgjë nuk ndryshohet, edhe me tutje toka do të sillet dhe stinët do të ndryshojnë si më parë. Thënë ndryshe kiameti nuk ndodh!”, përfundon Driton Tali.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje është cak i sulmeve të vazhdueshme nga PSD-ja, konkretisht nga Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi.

Janë pikërisht këto dy figura politike të cilët dikur Albin Kurtin e shihnin si “Zot” të tyre, mirëpo me largimin e tyre nga ky subjekt politik është acaruar gjendja jashtëzakonisht shumë.

Madje Molliqaj akuzohet edhe për sulm fizik ndaj kandidatit për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazit, i cili së fundmi ka aderuar në këtë subjekt politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat