Gjithnjë, gjatë fushatave zgjedhore partitë tona bëhen armiqtë më të mëdhenj të korrupsionit, me qëllim që të marrin sa më shumë vota nga qytetarët.
Kështu kanë vlerësuar njohësit e çështjeve politike, ku sipas tyre shoqëria është nën prangat e korrupsionit dhe zyrtarët janë ingranazhet e korrupsionit.
Ata vlerësojnë se në Kosovë është krijuar një praktik tepër e keqe, pasi njerëzit mbahen, vetëm me korrupsion, punësim tenderësh, e gjëra tjera të jashtëligjshme
Analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë se shoqëria është nën prangat e korrupsionit dhe zyrtarët janë ingranazhet e korrupsionit.
“Të gjitha bashkë shoqëri e qeveri janë japë dorë për dore dhe e ndjejnë si lubrifikant korrupsionin, ndaj dhe partitë e individët politike e konsiderojnë korrupsionin të keqe të domosdoshme dobi sjellëse për zyrtarët më pushtet, ndaj nuk e luftojnë korrupsionin e as nepotizmat e krijojnë shtet fisesh, baxhanakësh e kunatash”, është shprehur ai.
Tutje, ai ka thënë se korrupsioni e lakmia kanë bërë që edhe në Kosovë pushteti të konsiderohet biznes shumë fitimprurës.
“Korrupsioni e lakmia kanë bërë që edhe në Kosovë pushteti të konsiderohet biznes shumë fitimprurës si në Shqipëri ku pushteti është krye biznes. Ndaj, nuk shtrohet çështja te zhdukja e korrupsionit por të lehtësimi i tij. Por as për këtë nuk ka retorike se kanë frikë se zbulojnë njeri tjetrin”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.