“LDK ka fuqi ta ç’kap shtetin nga krimi e korrupsioni”

Politika

“LDK ka fuqi ta ç’kap shtetin nga krimi e korrupsioni”

Nga: N.H Më: 14 shtator 2019 Në ora: 23:16
Vjosa Osmani

Marigona Geci, vajza e ish deputetit të LDK-së Gani Geci, zyrtarisht është kandidate për deputete në kuadër të listës zgjedhore të LDK-së. Ajo në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se besojnë se kanë ekipin më të mirë për t`i fituar zgjedhjet edhe vetëm.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, gjegjësisht organet e larta të partisë Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm kanë vendosur kështu sepse mendojmë dhe besojmë se kemi ekipin më të mirë për t`i fituar zgjedhjet edhe vetëm”, është shprehur Geci.

Me tej, ajo ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka fuqi dhe kapacitete intelektuale dhe profesionale që shtetin ta ç’kap nga krimi e korrupsioni.

Image
Marigona Geci

“Tentim koalicioni me VV është bërë sepse është menduar se mund të ketë koalicione të natës dhe LDK ka dashur që Kosovën ta shpëtojë nga krimi dhe korrupsioni, qoftë edhe në një koalicion me Vetëvendosjen si parti e majtë, por duke pa që partitë tjera i hynë të vetme garës edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka fuqi dhe kapacitete intelektuale dhe profesionale që shtetin ta ç’kap nga krimi e korrupsioni dhe nepotizmi e vetme”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat