Thaçi pranon barazimin e krimeve serbe me krimet e supozuara të shqiptarëve

Politika

Thaçi pranon barazimin e krimeve serbe me krimet e supozuara të shqiptarëve

Nga: V.R Më: 15 shtator 2019 Në ora: 11:04
Foto ilustrim nga "Bota sot"

Analisti Nexhat Haziri ka thënë se vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë, është një obligim që e ka marrë Kosova.

Ai ka thënë për "Bota sot" se nga partnerët ndërkombëtar, apo qendrat e vendosjes ndërkombëtare, dialogu shihet si një nga mundësit e vetme që Kosova dhe Serbia të arrijnë normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve dhe të përparojnë drejtë integrimeve evropiane.

“Gatishmëria e shfaqur nga partitë politike se ato në rast ardhjes së tyre në pushtet pas 6 tetorit, do të vazhdojnë dialogun me Serbinë, është një gatishmëri legjitime dhe që duhet vlerësuar për faktin e rëndësisë që ka procesi i dialogut. Sa i përket krimeve të luftës, në këtë rast të bëra nga Serbia ndaj popullit të Kosovës në periudhën e luftës, dhe mostrajtimi I kësaj çështje në dialog me Serbinë, është fajtore pikërisht pala kosovare, në veçanti z. Thaçi i cili në pozita të ndryshme shtetërore ka përfaqësuar vendin tonë në Bruksel gjatë dialogimit me Serbinë”, tha ai.

Image
Nexhat Haziri

Ai, shtoi se sqarimin se përse ka kaluar në heshtje barazimi i krimeve të serbëve dhe shqiptarëve, duhet ta sqaroj vet presidenti Thaçi.

“Pse në heshtje është pranuar që të bëhet një barazim në mes krimeve serbe dhe atyre eventualisht të bëra nga shqiptarët, këtë më së miri duhet ta sqaroj vet z. Thaçi, ndërsa unë mendoj se kur do që të filloj vazhdimi i dialogut me Serbinë, pala kosovare duhet të kërkoj me nglum që të përfshihet apo të bëhet pjesë e dialogut edhe çështja e krimeve serbe ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë”, tha ai.

Haziri, shtoi se pa e njohur obligimin që e ka Serbia në raport me Kosovën për kërkim falje dhe për arrestimin dhe dënimin e kryesve të krimeve ndaj shqiptarëve, nuk do të ketë marrëveshje apo pajtim të sinqertë në mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat